Fokus

Prokuroria jep detaje për ngacmimin e të miturës në Prizren, kërkohet paraburgim për të dyshuarin

Autori: Samire Jaha 10:35 | 22 November 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë e mitur është ngacmuar nga një burrë në Prizren, shkruan Gazeta Infokus.

Nga Prokuroria Themelore në Prizren, për Infokus kanë treguar se është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit për të dyshuarin.

“Lidhur me rastin të cilit i referoheni, ju njoftojmë se me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Ngacmimi “ nga neni 182 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Po ashtu, Prokurori i Shtetit, për të njëjtin, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. Meqë viktima në këtë rast është e mitur, nuk mund t’ju japim detaje të tjera për shkak të konfidencialitetit të procedurës dhe ndjeshmërisë së rastit.”, janë përgjigjur nga kjo prokurori për Infokus.

-Advertisement-

Ndryshe, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës kanë treguar se i dyshuari kishte qenë në gjendje të dehur kur ka ngacmuar vajzën e mitur.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ngacmuar viktimën femër  kosovare e mitur. I dyshuari ishte në gjendje të dehur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhej në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

Ngacmoi një vajzë të mitur, arrestohet prizrenasi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera