Prokuroria jep detaje pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë ku një person mbeti i vdekur
Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 18 March 2023
Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar pas të shtënave me armë zjarri në Prishtinë, ku një person ka mbetur i vdekur ndërsa dy persona tjerë të lënduar nga goditjet me një mjet të mprehtë.
Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj ka bërë të ditur se prokuroria ka dalë në vend të ngjarjes dhe është duke i kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të ndriçuar rrethanat dhe se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante.
Ulaj ka theksuar se prokurori i Shtetit ka urdhëruar qe trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion.“Lidhur me rastin ne fjale ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve te Renda ka dalë ne vendin e ngjarjes me njesite e tjera relevante. Nga ekipi mjekesor eshte konstatuar se nje person ka nderruar jete ndersa dy persona te tjere te lenduar jane derguar ne QKUK per trajtim mjekesor. Pokurori i Shtetit ka urdheruar qe trupi i pajete te dergohet ne IML, per obduskion, derisa ne koordinim me policine jane duke u ndermarre te gjitha veprimet e nevojshme hetimore per t’i ndriçuar rrethanat e ketij rasti”, ka bërë të ditur Ulaj.
Ndryshe, të shtunën një person ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë nga arma e zjarrit.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Portalin Dukagjini ka thënë se ngjarja ka ndodhur në një hotel lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ndërsa dy persona tjerë janë lënduar nga goditjet me një mjet të mprehtë.
Viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes.“Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor. Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar (dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor”, ka bërë të ditur Ahmeti.
Të tjera
-
Ivica Daçiq thotë se i arrestuari në Merdare është Tefik Mustafa, reagon Zyra Ndërlidhëse e Kosovës
Në Serbi është arrestuar një kosovar nën dyshimin për “krime lufte”. Për këtë...
-
Gërvalla për mediumin kanadez: Serbia nuk duhet të ketë vend në NATO dhe BE
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është shprehur se nuk duhet të...
-
Serbia thotë se e ka arrestuar një kosovar në Merdare
Autoritetet serbe njoftuan të shtunën se e kanë arrestuar një kosovar në pikë...
-
Lutfi Haziri me mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore: Dilni në mënyrë massive në zgjedhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje q...
-
Kontingjenti i FSK-së arrin sukses në ushtrimin më gjithëpërfshirës të Turqisë, “EFES 2024”
Ushtrimi ushtarak “EFES 2024”, i mbajtur në Izmir të Turqisë ka përfunduar dj...
-
Dy të lënduar në një aksident në Shipol të Mitrovicës
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në la...
-
Spitali i Pejës del me njoftim: U sulmuἀm tmerrshëm, zjἀrrin e vuri një person i maskuar, i kemi pamjet
Spitali i Pejës ka dal me një njoftim të rëndësishëm për zjarrin që ka kaplua...
-
Real Madrid fiton për të 15-ën herë Ligën e Kampionëve
Real Madrid ka fituar për të 15-tën herë trofeun e Ligës së Kampionëve. Në...
-
Kurti viziton qendrën e kulturës “Sami Frashëri” në Ankara të Turqisë
Kryeministri i Republikës Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, Emi...
-
Zhvillohet simpoziumi “Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfitimet e përbashkëta
Në Pekin u zhvillua simpoziumi "Kina dhe bota: Bashkëpunimi, sfidat dhe përfi...
-
Kina nxjerr masa për të mbështetur rolin rehabilitues të mjekësisë tradicionale kineze
Kina ka publikuar masa për të mbështetur rolin e mjekësisë tradicionale kinez...
-
Aksident mes tre veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, katër persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafike ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Prishtinë-...