Fokus

Prokuroria jep detaje: 12 vjeçarja në Ferizaj u dhunua nga një 19 vjeçar

Autori: Samire Jaha 09:16 | 22 November 2022

Sot është raportuar se një vajzë 12 vjeçare është dhunuar në Ferizaj e ku nëna e saj e kishte raportuar si të zhdukur, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka arrestuar të dyshuarin i cili është 19 vjeçar.

Kjo është bërë e ditur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për Gazetën Infokus.

-Advertisement-

“Referuar pyetjeve tuaja për rastin në fjalë, ju njoftojmë se me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi”. Po ashtu, Prokurori i Shtetit, ndaj të njëjtit, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi”. I dyshuari në këtë rast është 19 vjeçar”, është përgjigjur për Infokus, Vjosa Baftiu, zyrtare për informim në Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

Ndryshe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, kanë treguar për dhunimin e 12 vjeçare.

“DHUNIM,Ferizaj 21.11.2022 – 01:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e moshës 12 vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dinte për vendndodhjen e saj.  Njësitë policore kanë arrite të gjejnë viktimën. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Gazeta Infokus/

 

Dhunohet një 12-vjeçare në Ferizaj

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera