Lajme

Prokuroria inicion rastin ndaj kirurgut që dyshohet se nuk e trajtoi pacienten

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 06 February 2019

Prokuroria Themelore në Prizren njofton se me vetëiniciativë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore rreth grumbullimit dhe mbledhjes së informacioneve të nevojshme me qëllim të zbardhjes së rastit në Spitalin Rajonal të Prizrenit, shkruan inFokus.

Në këtë rast, kirurgu Rr.Y dyshohet se nuk i ka ofruar trajtimin e duhur një pacienteje e cila kishte shkuar për të kërkuar ndihmë mjekësore.

“Prokuroria Themelore në Prizren është e vendosur që t’i parandaloj dhe luftojë të gjitha dukuritë negative që janë në kundërshtim me ligjin dhe i bënë thirrje të gjithë qytetarëve që çdo parregullësi apo keqpërdorim të detyrës zyrtare ta denoncojnë pranë kësaj prokurorie apo tek organet policore”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Prizren.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera