Lajme

Prokuroria hetoi “gabimisht” ministrat Hamza dhe Ismajli për faljen e hidrocentraleve

Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 29 August 2018

Më shumë se dy vjet i janë dashur prokurorit Faik Halili që të kuptojë se cila ishte përbërja e Qeverisë së Kosovës në vitin 2013, në kohën kur me miratimin e disa ministrave, konsorcumit turk “Calik-Limak” iu falën katër hidrocentrale.

Prokuroria e Shtetit ka deklaruar në prill të vitit 2016 se po mbledh informata për skandalin e faljes së hidrocentraleve. Pas fazës së hetimeve, prokurori i rastit, Faik Halili, ka nxjerrë aktvendim për nisjen e hetimeve ndaj disa zyrtarëve të lartë. Në mesin e tyre edhe për ish-ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli dhe ministrin aktual të Financave, Bedri Hamza, shkruan sot “Koha Ditore”.

Megjithatë, as Hamza e as Ismajli nuk mbanin këto pozita kur ishte nënshkruar falja e hidrocentraleve. Hamza kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Financave në muajin janar të vitit 2013, ndërkaq Ismajli ishte emëruar në pozitën e ministrit të Zhvillimit Ekonomik më 16 maj të vitit 2013. Më 8 maj të vitit 2013, veçse ishte nënshkruar kontrata për faljen e hidrocentraleve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera