Lajme

“Prokuroria gabon qe nuk të shtin n’burg, sekser”, pérplasje edhe në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike mes deputetëve të pozitës e opozitë

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 21 May 2024

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, kishte replika mes deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa dhe deputetit të LVV-së, Halil Thaqi.

“Ju kërkojmë mirëkuptim nuk e di pse dulem, këtë situatë na qiti mazhoranca, unë po kërkoj mos e mbroni të keqen sa i përket Obiliqit. Obiliqi sa ka qenë PDK-ja ka qenë stabile, ka mujt me i pas sfidat e veta aty t’ka mujt ni kandidat i pavarur je shku i ke mashtru qindra familjar”, ka thënë Beqa.

Deputeti, Halil Thaqi i ka thënë Beqës se ai po shpifë.

-Advertisement-

“Mos shpif edhe për ndërtim të shtëpisë së re. Të gjitha i dimë kush ke qenë ti kur ke qenë drejtor i Ibër Lipencencit”.

Deputeti Beqa ka thënë se prokuroria po gabon qe nuk të fut në burg.

“ Qato shpija që i tha kolegu Shala që janë ndërtu me i vlerësu i ke ndërtu ti. Ti e din kon e ki ndërtu. Qato pemë që i ke mbjell ti me vlerësu i ke bo ti. Prokuroria gabon qe nuk të shtin n’burg ty jo, me kon deputet”, ka thënë Beqa.

Thaqi tutje ka thënë se këto janë krejt shpifje.

“Këto janë krejt shpifje. Mos u ngut kadal mos u nxe. Edhe këto dy shpija e ftoj prokurourinë me marrë në intervistim Hajdarin kush i ka ndërtu ato”, ka thënë Thaqi.

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka thënë se edhe ai shkon me të.

“Unë shkoj me të”, ka thënë ai.

Më tej deputeti Thaqi ka shtuar se iu ka tregu qytetarëve që është zonë e ndaluar.

“Edhe Rashiti po deklarohet, i kom kallxu qytetarëve është zonë e ndaluar nuk po ndërtohet”, ka thënë ai.

Deputeti Beqa sërish ka ndërhyrë duke thënë se Shipitula shkon si përfaqësues i KEK-ut.

“Shipitula shkon si përfaqësues i KEK-ut mos me thanë si sekser lej këto sene”.

Thaqi sërish ka përsëritur se të gjitha këto janë shpifje.

“Këto janë shpifje”, ka thënë ai.

Beqa: “Pom më dhem që po i manipulon qytetarët”, ka thënë ai.

U shqyrtua edhe Raporti Zyrës së Auditorit të Përgjitshëm pwr vitin 2023.

Në fund në mungesë të korumit për t’u votuar mbeti për tu shqyrtuar në mbledhjen e ardhshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera