Lajme

Prokuroria flet pas kërcënimit të Agim Bahtirit

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 16 October 2020

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtri është kërcënuar të etjen mbrëmja.

E rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës përmes një komunikate, shkruan Gazeta Infokus
.
Sipas tyre Polica e Kosovës është duke hetuar rastin.
“Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton opinionin se bazuar në informatat dhe të dhënat e pranuara në adresë elektronike nga ankuesi – kryetari i Mitrovicës së Jugut A.B., Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka autorizuar hetuesit policorë të ndërmarrin veprime hetimore mbi dyshime të “Kanosjes, shantazhit dhe detyrimit” ndaj të njëjtit”, thuhet në komunikatën për medie.
Për çka nga prokuroria thonë se e kanë vlerësuar të nevojshme prezencën e policisë aty.
“Prokuroria Themelore e Mitrovicës, njofton opinionin se si rrjedhojë e kërcënimeve ndaj kryetarit të Mitrovicës së Jugut A.B., është vlerësuar e nevojshme prezenca policore në vendbanimin e ankuesit”, përfundon njoftimi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera