Lajme

Prokuroria fillon hetimet ndaj Arben Vitisë për dallaveret me tenderët

Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 13 October 2020

Tenderët e dhënë nga Ministria e Shëndetësisë gjatë kohës kur ajo udhëhiqej nga Arben Vitia, kanë përfunduar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, e cila ka iniciuar rast për ta hetuar procesin e dhënies së tyre.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ndërmarrë veprime për t’ju gjetur përgjigje dyshimeve të ngritura për keqpërdorime nga ana e ish-ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Prokuroria ka iniciuar rast për zhvillimin e hetimeve lidhur me disa tenderë të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë në kohën kur Vitia ishte në krye të këtij digasteri.

Këtë e ka konfirmuar , zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

-Advertisement-

“Duke ju referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se lidhur me këtë çështje Prokuroria Themelore në Prishtinë ka iniciuar rast për zhvillimin e hetimeve”, ka thënë Ulaj per Express, e cila nuk ka treguar nëse Vitia është intervistuar për këtë çështje.

Në Komisionin për Shëndetësi është thënë se për disa javë, Ministria e Shëndetësisë kishte bërë blerje në vlerë prej 5 milionë eurosh me procedura të negociuara, duke anashkaluar procedurat e rregullta me arsyetimin se vendi ndodhej në situatë emergjente.

Derisa mediat kanë raportuar se për produkte të blera ishin paguar çmime të fryra. Ish-ministri Vitia fajin ua kishte lënë operatorëve ekonomikë në treg për çmimet e larta.

Që nga shpallja e situatës Emergjente të Shëndetit Publik, përmes një vendimi, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik i kishte dhënë të drejtë Ministrisë së Shëndetësisë që, për qëllime të sigurimit sa më të shpejtë të materialeve mbrojtëse për ruajtjen e shëndetit të profesionistëve shëndetësor dhe popullatës nga COVID-19, të zhvillojë procedura të negociuara të prokurimit publik.

Sipas partive të atëhershme opozitare, kjo ishte keqpërdorur.

Në fund të majit, anëtarët e Komisionit për Shëndetësi nga radhët e opozitës kërkuan që lënda e tenderëve të Ministrisë së Shëndetësisë në kohën e pandemisë të shkojë në Prokurori për hetim.

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje fillimisht insistonte që kjo lëndë të shqyrtohej nga komisioni hetimor parlamentar, më pas edhe ata, e edhe ish-ministri Vitia kishin kërkuar që Prokuroria ta hetojë procesin e dhënies së këtyre tenderëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera