Lajme

Prokuroria ende s’ka kërkuar paraburgim për zyrtarin e VV’së në Viti që u arrestua si i dyshuar për dhunimin e një të miture

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 07 November 2021

Prokuroria Themelore e Gjilanit ende nuk ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Bislim Bislimajt, për të cilin u raportua se dyshohet për dhunimin e një të miture në Viti.

Siç ka njoftuar policia, zyrtari i LVV-së në Viti, Bislimaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, por më pas u raportua se të njëjtit i është ndërprerë masa e ndalimit.

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Sabit Shkodra, ka konfirmuar për Express se deri më tani prokuroria nuk ka bë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

-Advertisement-

“Deri më tani nuk është pranuar kërkesa për caktimin e paraburgimit”, tha Shkodra.

Mediat kanë kontaktuar Bislimajn i cili e ka konfirmuar arrestimin e tij. Sipas tij, arrestimi është bërë për çështje politike, dhe se ndaj babit të vajzës ka hapur edhe padi.

Ai ka shtuar se kjo nuk është hera e parë që i është bërë një kurth e tillë nga ky person.

“Po jam arrestuar dhe kam qëndruar 24 orë dhe jam liruar sot. Kjo për mua para së gjithash ka të bëjë me çështjen politike, kjo nuk është hera e parë që më është bërë kjo kurth për t’u avancuar pak më tepër në publik, por unë kam bërë padi ndaj prindit të vajzës, i cili e keqpërdorë fëmijën e vet për me marr një privilegj para kryetarit. Unë jam liruar pasi nuk ka prova, unë kam qenë në fushata ata e kanë krijuar kurthën”, ka thënë Bislimaj për Insajderin.

Policia njoftoi dje për gjetjen e të miturës, e cila u raportua si e zhdukur më datën 4 tetor. Sipas policisë, e mitura ka deklaruar se është dhunuar nga një mashkull.

“PERSON I ZHDUKUR –GJETUR –DHUNIM /Viti 04.11.2021-19:00, Raportohet se viktima femër kosovare, e mitur, e cila ishte raportuar si e zhdukur, e njëjta është gjetur me datën 05.11.2021 .Viktima është intervistuar në prezencë të punëtorit të qendrës për punë sociale, ku ka njoftuar se ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima dërgohet në ekzaminim gjinekologjik. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera