Lajme

Prokuroria edhe pas një viti nuk ka kërkuar ekspertizë ndërkombëtare për “gazin oksidul”

Autori: Gazeta inFokus 08:02 | 13 September 2018

Në shtator është bërë rrafsh një vit nga vdekja e dyshimtë e katër personave në QKUK, shkruan sot Koha Ditore.

Dyshimet e para ishin që ata kishin humbur jetën nga përdorimi i gazit oksidul në sallat operative, i cili prodhohej jashtëligjshëm.

Ani pse hetimet kanë nisur një vit më parë, Prokuroria e Shtetit ende nuk ka asnjë provë të qëndrueshme që do ta zbardhte shkaktarin e humbjes së jetes së katër njerëzve.

-Advertisement-

Menjëherë pas raportimit në media, institucionet e drejtësisë patën deklaruar se “shkaqet do t’i konfirmonte ekspertiza ndërkombëtare”. Por kjo ekspertizë as që është bërë. Madje ende nuk ka as kërkesë zyrtare të këtij institucioni për ta kryer ekspertizën për humbjen e jetës të katër pacientëve në sallat e QKUK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera