Lajme

Prokuroria e Shtetit: Veprimi i këtij prokurori me qëllim të hakmarrjes

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 18 January 2018

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj lajmit të publikuar në një televizion se prokurori Ali Rexha ka rifilluar hetimet preliminare kundër Sevdije Morinës, Jetish Malokut dhe Bajram Ukës.

Sipas lajmit të publikuar këto veprime preliminare lidheshin me zgjatjen e mandatit të të përmendurve në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Zyra e Prokurorit të Shtetit njofton se hetimet lidhur me këtë çështje Prokuroria Themelore në Prishtinë me aktvendimin PPN nr. 697/2015 të datës 24 janar 2017, e ka vendosur këtë çështje.

-Advertisement-

“Prokurori Ali Rexha në kundërshtim me Ligjin për Prokurorin e Shtetit dhe Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, me qëllim të hakmarrjes për shkak të raporteve të mëhershme me ish-ushtruesen e detyrës së Kryeprokurorit të PSRK-së, Sevdije Morina, të cilat i ka shprehur haptazi përmes mjeteve të informimit, ka shkelur procedurat standarde të punës të Prokurorisë Speciale”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Më tej në njoftimin e kësaj zyre përshkruhet se si Rexha përmes e-mailit nga referentja e shkrimores, ka marrë një numër nga regjistri PPN, pa dorëzuar ndonjë dokumentacion në shkrimore për t’u vulosur data e pranimit të atij dokumentacioni, pa ia dërguar kryeprokurorit të PSRK-së në shikim, i cili vendos lidhur me regjistrimin e lëndës si dhe merr vendim se cilit prokuror t’i ndahet lënda. Pas marrjes së numrit nga regjistri i shkrimores prokurori Rexha ka kërkuar nga Sekretariati i Këshilli Prokurorial të Kosovës sigurimin e informatave të caktuara.

Zyra e Prokurorit të Shtetit njofton se nga KPK-ja kishte njoftuar Rexhën se rasti në fjalë ishte vendosur përfundimisht.

“Pas kësaj kërkese, nga KPK-ja është njoftuar se ky rast tashmë është vendosur përfundimisht në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, sipas aktvendimit PPN nr.697/2015 të datës 24 janar 2017. Por i njëjti përkundër këtij njoftimi përmes mediave ka bërë publike se ka filluar hetimet preliminare në raport me personat e lartcekur”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në njoftim thuhet se për veprat penale të kompetencës plotësuese siç është konflikti i interesit, për të marrë në kompetencë PSRK-ja, vendos kryeprokurori i kësaj prokurorie me shkrim, gjë e cila në këtë rast nuk ka ndodhur.

“Por, edhe sikur t’i ishte dhënë në punë një lëndë e tillë prokurorit Rexha, i njëjti është dashur të kërkojë përjashtimin e tij, për shkak të raporteve të cekura më lartë me zonjën Sevdije Morina, për arsye se ekzistojnë rrethana që vejnë në dyshim paanshmërinë e tij”, përshkruhet në njoftim.

Krejt në fund të njoftimit thuhet se veprimi i prokurorit Rexha është shkelje e rëndë e ligjeve në fuqi dhe Kodit të Etikës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera