Lajme

Prokuroria e Shtetit reagon për kryeprokurorin nga Gjakova që ia çoi pyetjet e testit gazetares

Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 13 July 2022

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka thënë se pas pranimit të informacioneve në media lidhur me dyshimet se kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ramiz Buzhala, ka shpërndarë pyetjet e testit për bashkëpunëtorë profesional, në bazë të kompetencave do t’i marrë të gjitha veprimet e nevojshme bazuar në ligjet në fuqi, raporton Express.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Prokuroria e Shtetit.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njofton opinionin publik se Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, pas pranimit të informacionit nga mediat lidhur me dyshimet e ngritura për shpërndarje të pyetjeve të testit për bashkëpunëtorë profesionalë nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala, në bazë të kompetencave që ka do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera