Lajme

Prokuroria e Shtetit: Asnjë rast që mund të ndikojë në prishjen e procesit të votimit

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 19 May 2019

Nën mbikqyrjen e Koordinatores Nacionale për zgjedhje,  Laura Pula, Prokuroria Themelore e Mitorvicës e udhëhequr nga Kryeprokurori Shyqyri Syla, është angazhuar me prokurorë dhe staf mbështetës, për monitorimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunave, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitorvica e Veriut.

Nga përcjellja e deritanishme e gjithë procesit të votimit në këto komuna, rezulton se deri më tani nuk ka pasur asnjë rast që mund të ndikoj në prishjen e procesit të votimit.

Gjithashtu, Koordinatorja Pula, njofton opinionin se do të reagojë në të gjitha rastet e incidenteveeventuale gjatë procesit zgjedhor dhe pas zgjedhjeve, për çdo raportim apo keqpërdorim të votës.

-Advertisement-

Varësisht prej situatës se si rrjedhë procesi zgjedhor në këto komuna, do të njoftojmë të gjithë opinionin me kohë përmes komunikatave apo përmes konferencave për media.

Procesin e votimit të zgjedhjeve për kryetar të katër komunave është duke e përcjellur bashkarisht edhe zëvendëskryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arben Ismajli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera