Prokuroria deklarohet rreth zjarrit në IML: Kemi lëshuar disa autorizime për kryerjen e ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes

Autori: Gazeta inFokus
14:07 | 21 November 2023
Zjarri që shpërtheu sot në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, bëri “shkrumb e hi” dy prej zyrave kryesore në këtë institut.
Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk është raportuar për të lënduar, derisa ka shtuar se tashmë kanë nisur hetimet.
E nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, në një përgjigje për Telegrafin kanë bërë të ditur se ka lëshuar disa autorizime për kryerjen e ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes.
“Ju njoftojmë se me të pranuar informatën nga Policia e Kosovës lidhur me incidentin e zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me të gjitha njësitë relevante për t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të këtij incidenti.
Prokurori i Shtetit ka lëshuar disa autorizime për kryerjen e ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes dhe nga të gjeturat e tyre eventualisht në rast të paraqitjes së elementeve të veprës penale, do t’i ndërmerr veprimet e mëtejme konform dispozitave të KPPRK-së”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Prokuroria më tej ka theksuar se në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, IML-në dhe institucionet e tjera relevante janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore deri në sqarimin e plotë të rastit në fjalë.
Ndryshe, është hera e dytë që objekti i IML-së është përfshirë nga flakët brenda këtij viti.
Instituti i Mjekësisë Ligjore është përgjegjës për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e sistemit mjekoligjor në vend, për të siguruar shërbime mjekoligjore, mësimdhënie dhe shërbime përkrahëse për familjet e personave të zhdukur.
Detyrat e tij përfshijnë, po ashtu, sigurimin e ekspertizës mjekoligjore për organet publike, udhëheqjen e hetimeve mjekësore për vdekjen në vendin e ngjarjes, kryerjen e zhvarrosjeve, kryerjen e inspektimeve pas vdekjes dhe kryerjen e autopsive.
Anëtarësohu në grupin e Infokus në Viber: GAZETA INFOKUS – VIBER – ANTARËSOHU
Dhe në grupin e Infokus në Facebook: GAZETA INFOKUS – FACEBOOK – ANTARËSOHU

Të tjera
-
Ngjarjet e datës 9 dhjetor
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shte...
-
LAJMI I FUNDIT: Gjuajtje me armë zjarri në Vranjevc, raportohet për të lënduar
Një gjuatje me armë zjarri po raportohet që të ketë ndodhur në Kodrën e Trima...
-
Serbia ende në heshtje për shpalljen e Radoçiqit në kërkim nga INTERPOL-i
Pas lëshimit të urdhrit nga INTERPOL-i, ku Milan Radoiçiq është shpallur ...
-
MD: Tre module të reja i janë shtuar bazës së të dhënave, për evidentimin e rasteve të dhunës në familje
Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se është lansuar baza e të dhënave me...
-
Konjufca: Nuk ka Asociacion pa njohjen e Kosovës nga Serbia
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha të premten se kërkesa perë...
-
Stano: Nuk e publikojmë draft-statutin – është në diskutim e sipër
Bashkimi Evropian nuk i publikon dokumentet zyrtare që janë duke u diskutuar....
-
I lëshoi ID shtetasit shqiptar të kërkuar nga Interpoli, aktakuzë ndaj zyrtarit të ARC-së në Prishtinë
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj D.B., zyrtar në Ag...
-
Konjufca: BE’së nuk i takoi të bëjë draft -statut për Asociacionin, ia mori një kompetencë shtetit të Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha të premten se kërkesa perë...
-
Policia jep detaje mbi arrestimin e Gëzim Çelës
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e Gëzim Çelës, i njohur në S...
-
Vuçiqi grindet me Baerbockun e Cramonin
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të premten gjatë një paraqitjeje tele...
-
Vrasja e Liridonës, flet ambasadori i Suedisë: Po punojmë ngushtë me Kosovën në hetimin e rastit
Ngjarja e cila tronditi opinionin javën që shkoi ku Liridona Ademaj u vra der...
-
Kush është Gëzim Çela i njohur si koka e trafikut të kokainës e heroinës në Evropë?
Gëzim Çela, i njohur ndryshe edhe si “baron” droge është arrestuar sot më 8 d...