Lajme

Prokuroria deklarohet për vrasjen e para një viti të 19-vjeçarit në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 23 October 2021

Prokuroria Themelore në Gjilan është deklaruar sërish lidhur me vrasjen e 19-vjeçarit E.S, i cili ishte therur për vdekje para hyrjes së banesës një vit më parë.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Prokuroria ka thënë se në mënyrë intensive kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, lidhur me ndriçimin e vrasjes së të riut.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në mënyrë intensive kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, lidhur me ndriçimin e vrasjes së tani të ndjerit E.S., i cili është privuar nga jeta më 23 tetor 2020, në Gjilan, nga kryes deri më tani të panjohur”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Tutje, Prokuroria ka deklaruar se do të merren intensivisht me hetimin e këtij rasti deri në identifikimin e personave të dyshuar.

“Për hir të korrektësisë dhe njoftimit sa më të saktë të opinionit publik, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Kosovës, që nga vrasja e të ndjerit E.S., e deri më tani janë marrë dhe do të vazhdojnë të merren intensivisht me hetimin e këtij rasti, deri në identifikimin e personave të dyshuar të mundshëm”, thuhet tutje në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera