Lajme

Prokuroria deklarohet për vrasjen e gruas në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 23:02 | 29 November 2023

Prokuroria Themelore e Prishtinës njofton se po ndërmerren veprime hetimore për zbardhjen e rrethanave të vrasjes së gruas sonte në Prishtinë.

L.M., e lindur në vitin 1990, është gruaja që u vra sonte nga arma e zjarrit në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Po raportohet se viktima është gruaja e këshilltarit të ish-presidentit Behgjet Pacolli, Naim Murseli.

Dyshimet e para për këtë ngjarje tragjike lidhen me grabitje.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë i prokurorisë:

Ju njoftojmë se me të marrë informatën nga policia, prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe të gjitha njësitë relevante.

Nga informacionet preliminare dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka ndërruar jetë një grua, ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Nga vendi i ngjarjes janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me policinë, për t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri

Të tjera