Lajme

Prokurori thotë se ish-kryetari i Shtërpcës dyshohet se përfitoi kundërligjshëm mbi 2 milionë euro nga ndërtimet

Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 22 October 2022

Prokurori në rastin “Brezovica”, Rasim Maloku, ka thënë në zonën e tretë ku lejohen ndërtimet sipas planit, Drejtoria e Urbanizmit në Shtërpc, që ka qenë kompetente në bazë të Ministrisë së Mjedisit, ka lëshuar leje pa i respektuar kushtet që parashihen më Ligjin për Ujërat Kombëtare, Ligjin për Parkun Kombëtar dhe Ligjin për Ndërtim.

“Lejet janë lëshuar sikur të ndërtohet në një zonë urbane dhe përkundër këtij fakti pothuajse asnjë leje nuk është lëshuar pa asnjë keqpërdorim të pozitës zyrtare, me marrjen e ryshfetit e që kanë implikuar në mënyre të domosdoshme edhe investuesit në vepra penale”, u shpreh Maloku duke thënë se shkalla e përgjegjësie është me e ulët se e zyrtarëve.

Maloku, foli për fenomenin e pagimit të kryetarit të Shtërpcës Bratisllav Nikolliq, për lëshimin e lejes, duke thënë se deri me tani janë vërtetuar me dhjetëra raste të tilla.

-Advertisement-

“Vlera monetare që dyshohet se ka përfituar ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës tejkalon dy milionëshin, deri tash të vërtetuara, mirëpo aty janë ndërtuar shumë objekte që nëse i shumëzojmë me 10 mijë euro dalin miliona po ne nuk mund të operojmë me atë vlerësimin e qytetarëve”, tha Maloku në një intervistë ekskluzive për emisionin “Betimi për Drejtësi”.

Ai tha se nuk mund të thotë se çdo objekt është ndërtuar me dhënie të ryshfetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet

Të tjera