Prokurori Special paralajmëron zgjerim të hetimeve ndaj atyre që planifikonin vrasjen e liderëve
Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 14 October 2017
Prokurori Special Sylë Hoxha paralajmëron sërish zgjerim të hetimeve në rastin e njohur si grupi ‘Syri i Popullit’ që kishte paralajmëruar vrasjen e krerëve të shtetit dhe ka tentuar ekzekutimin e avokatit Azem Vllasi, të cilësuar sipas tyre si tradhtar.
Arrestimi i anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja, të shtunën e javës së kaluar, derisa po provonte të largohej përmes Durrësit në njërin prej vendeve të BE’së, mund të mos jetë i fundit rreth ndërlidhjes me organizatën ‘Syri i Popullit’ që ka kërcënuar qysh fillimin e këtij viti me vrasjen e figurave të njohura politike në Kosovë, përfshirë edhe krerë te shtetit, që organizata i konsideron si tradhtar.
Prokurori Special, Sylë Hoxha, që po heton organizatën ‘Syri i Popullit’, nuk përjashton zgjedhimin e hetimeve edhe tek të dyshuar tjerë, që mund të jenë bashkëpunëtorë të Murat Jasharit, që si pjesë e kësaj organizate para disa muajsh plagosi në zyrën e tij të avokaturës ish-funksionarin Azem Vllasi.
“I kemi disa persona në hetime, të arrestuar deri me tani janë disa persona”, ka treguar Hoxhaj të premten për Gazetën Express.
Deri me tani nga Policia e Kosovës janë arrestuar gjithsej 7 persona të dyshuar si pjesë e kësaj organizate. Muarat Jashari dhe Avni Llumnica ishin arrestuar menjëherë pasi kryen tentim-vrasjen e marsit 2017 në Prishtinë. Derisa, Ragip Sallova, Halim Halimi, Bajrush Konjusha dhe Sabit Berisha u kapen në maj të këtij viti nga Policia.
I fundit që ra në pranga është Sadri Ramabaja, i cili u prangos derisa po provonte të arratisej përmes Shqipërisë, me pasaportën e bashkëpartiakut të tij nga VV’ja, Xhevat Bislimi.
“Zgjedhimi i hetimeve sigurisht, se ka ndodhë dhe mund të ndodhë prapë”, thotë Prokurori special i shtetit, duke treguar tutje se ende nuk është i gatshëm të ngritë aktakuzë për të dyshuarit, pasi sipas tij ka ende hetime dhe persona tjerë për tu hetuar në të njëjtin rast.
“Jemi në grumbullim të provave, nuk mund të them se jemi afër aktakuzës. Ka një herë nga një provë na çet në tjetrën, kështu që mund të zgjerohen hetimet”, tregoi Sylë Hoxha për Express.
Hoxhaj ka edhe një paralajmërim.
“Për kënda ka prova, ne nuk i kursejmë”, thotë prokurori special që po heton ‘Syrin e Popullit’.
“Ne i kemi disa afate ligjore, por nuk mund të them se jemi afër. Pasi që rrjedha e hetimeve e dikton atë, se kur mund të ngrisim aktakuzë”, sqaron ai.
Organizata ‘Syri i Popullit’ u bë e njohur në fillim të 2017’ës në Kosovë, pasi Murat Jashari si pjesë e këtij grupi tentoi vrasjen me armë zjarri të avokatit Azem Vllasi, që për organizatën konsiderohet tradhtar.
Me pas u bë publike një listë me emrat e personave publik e politik të cilët organizata i kishte etiketuar po ashtu si tradhëtar, dhe se sipas tyre do të duhej të ekzekutoheshin.
Në listë ishte edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, i cili edhe vetë në një deklarim publik foli për informacionet që ai kishte marrë se është i kërcënuar nga ekzektutimi. Pjesë e listës ishte edhe ish-kryeministri Isa Mustafa, kreu i NISMA’s Fatmir Limaj, antëri i PDK’së Xhavit Haliti dhe të tjerë politikan kosovarë.
Të shenjëstruar ishin edhe klerikë fetarë dhe figura tjera publike.
Gazeta Express më 17 mars të këtij viti ka publikuar edhe disa fotografi në të cilat shihen anëtarët e organizatës ‘Syri i Popullit’, gjatë një tubimi në një shtëpi private, që mendohet të jetë e njërit nga 7 të arrestuarit deri më tani.
Në fotografi përvec Murat Jasharit, dhe të arrestuarve tjerë pas tij Ragip Sallova, Halim Halimi, etj., janë identifikuar edhe persona tjerë: Rrustem Bajrakatari, Jakup Sallova, Sadulla Xhemaili, Behard Gashi, Behxhet Kuleta, Deli Krasniqi, , Rexhep Toplana, etj..
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...