Prokurori Rexha tregon “historinë” e themelimit të Gjykatës Speciale
Autori: Gazeta inFokus
10:50 | 09 Janar 2018
Për themelimin e Gjykatës Speciale me seli në Kosovë, e cila do të trajtonte rastet e krimeve të luftës ishte diskutuar para 13 viteve mes ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë.
Kështu tha për Telegrafin, Ali Rexha, prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
“Në vitin 2005 apo 2006 shkuam për punë zyrtare në Prishtinë me Enver Pecin. Pasi kryem punët vazhduam tek Departamenti i Drejtësisë së UNMIK-ut. Kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të UNMIK-ut gjatë bisedës na tregoi se do të themelohet Gjykata Speciale në Kosovë. Ai tha se do ta hapim konkursin dhe do të vini në intervistë. Ne me gjithë dëshirë u shprehëm që do të shkonim. Dhe prej asaj dite u këput çdo gjë. Kjo temë nuk u përmend më asnjëherë. Asnjë informacion nuk morëm më. Pas një viti, siç po shihet tash jemi në lokalet e Prokurorisë Speciale. Në vitin 2007 është themeluar Prokuroria Speciale. Me kolegun kemi biseduar shpeshherë dhe kemi vlerësuar se është e nevojshme që të themelohet Gjykata Speciale në Kosovë siç e kanë edhe shtetet e rajonit dhe të merremi me rastet më të rënda, mos t’i quaj krime lufte”, ka thënë Rexha.
Ai e ka quajtur dëm të madh themelimin e Gjykatës Speciale për Kosovën në Hagë, duke thënë se për këtë kanë ndikuar rrethanat politike, sistemi i brishtë i drejtësisë në Kosovë si edhe faktorë tjerë.
“Sipas mendimit tim këtu ka shumë komponentë, pak a shumë për shkak të brishtësisë, pak a shumë për shkak të politikës, por edhe për arsye tjera politike, kështu që është një dëm i madh që u themelua atje. Por, megjithatë ajo duhet të funksionojë”, tha ai.
Rexha ka bërë të ditur se në kohën kur janë zhvilluar bisedimet për themelimin e Gjykatës Speciale me seli në Kosovë, prokurorët vendorë nuk kanë qenë të gatshëm të trajtojnë rastet ku kanë qenë të përfshirë komandantët e luftës, mirëpo siç u shpreh ai, tani në Kosovë ka prokurorë profesionalë e të guximshëm të cilët mund të trajtojnë këdo pa dallim.
Në lidhje me shfuqizimin e Ligjit të Gjykatës Speciale, Rexha tha se kjo çështje i përket politikës, mirëpo, sipas tij Kosova tashmë ka hyrë në obligime ndërkombëtare dhe kthimi prapa është i vështirë.
“Nuk më takon mua shumë që të flas, sepse është çështje politike, çështje e Kuvendit që do të merret me këtë, mirëpo ne kemi hyrë në obligime ndërkombëtare me marrëveshje me shtetin e Holandës, me Bashkësinë Ndërkombëtare, e cila i ka ndarë 300 milionë euro për këtë Gjykatë që është hapur. Në baza ligjore çdo vendim mundet të revokohet, me u ndryshu, plotësu, me u eliminu, mirëpo jemi në një marrëdhënie ndërkombëtare kështu që mendoj se është shumë vështirë të shkojmë mbrapa”, potencoi Rexha.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...






























