Lajme

Prokurori nuk lejon avokatin Tomë Gashi të marrë pjesë në intervistimin e Haki Abazit

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 21 February 2023

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka arritur në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet lidhur me deklaratat e tij për rastin e Astrit Deharit.

Por, kërkesa e  vokatit Tomë Gashi, i cili ka thënë  se në cilësinë e përfaqësuesit juridik të familjes Dehari ka  kërkuar që të marrë pjesë gjatë marrjes në pyetje të tij në Prokurori, është refuzuar.

-Advertisement-

Kujtojmë se Haki Abazi do të intervistohet nga prokuroria për deklaratat që i tha për rastin e zhdukjes së mostrave të ish-aktivistit të LVV-së Astrit Dehari.

Ai javën e kaluar kishte kërkuar nga Prokuroria që të merret në pyetje kryeministri i vendit Albin Kurti për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML).

Abazi gjatë një konference për media kërkoi po ashtu që prokuroria të marr në pyetje edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera