Prokurori nga Bosnja: Kosova t’i dyfishojë prokurorët që merren me krime lufte
Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 11 December 2023
Numri i prokurorëve për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë duhet të dyfishohet, meqë numri aktual nuk mund t’i përgjigjet lëndëve të parashtruara. Kështu konsideron shefi i Sektorit për Hetimin e Krimeve të Luftës në Bosnje Hercegovinë, Ivan Mateshiq.
Ai tregon në një intervistë për KP se në Bosnje janë 45 prokurorë të cilët merren me hetimin e krimeve të kryera 30 vjet më parë.
“Sa i përket numrit të prokurorëve që punojnë në rastet e krimeve të luftës, tani do të flas së pari për institucionin nga i cili vij unë, pra ky numër ka ndryshuar, në fillim të vitit 2003, deri në vitin 2011, ishin rreth dhjetë, dymbëdhjetë prokuror, në periudhën midis 2012 dhe 2013 deri në vitin 2020, përafërsisht rreth Coronës, kishte afër 30 prokurorë në departamentin tim që merreshin ekskluzivisht rastet e krimeve të luftës. Pra, kur them ekskluzivisht, do të thotë që ata prokurorë nuk punojnë asgjë tjetër, por bëjnë hetime për rastet e krimeve të luftës. Me qenë se tani po zvogëlohet numri i lëndëve dhe se jemi disi në fazën dalëse të kësaj historie, unë në departamentin tim kam 22 prokurorë, kjo është ajo që po flasim për prokurorinë e Bosnjë-Hercegovinës. E tani kemi 10 prokurori kantonale, ku të paktën një prokuror punon në lëndët e krimeve të luftës, keni prokurorinë e qarkut të Republikës Srpska, ku gjithashtu është nga një prokuror, dhe keni Distriktin e Brçkos, ku keni edhe një numër të caktuar. Dhe tani nëse do të duhej hamendësoj, për të thënë përafërsisht një numër real, nëse marrim 22 aktualisht tek unë dhe të paktën po aq në prokuroritë e tjera të Bosnjë Hercegovines, kështu që aktualisht rreth 45 prokurorë momentalisht punojnë në lëndët e krimeve të luftës”, shton Mateshiq në intervistën për KosovaPress.
Udhëheqësi i Departamentit Special për Hetimin e Krimeve të Luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, thekson se mbi 80 për qind e aktakuzave kanë përfunduar me vendime fajësuese.
Pothuajse çdo e treta aktakuzë, Mateshiq tregon se është për dhunim seksual, ku gratë e mbijetuara ende vazhdojnë të dëshmojnë në kushte anonimiteti.
Teksa flet për dëshmitarët, ai tregon se shumë prej tyre kanë vdekur e disa prej tyre edhe kanë filluar të harrojnë. Mateshiq në këtë pikë këshillon Prokurorinë Speciale në Kosovë, që të mos ftohen shumë herë në intervistim.
“Fakti është se nga konfliktet e luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në këtë moment kanë kaluar 30 vjet dhe biologjia ka bërë punën e saj, kështu që një numër i madh i dëshmitarëve kanë vdekur, që disa dëshmitarë, po flasim për sfida dhe vështirësitë, disa dëshmitarë më shumë se një herë kanë dhënë deklarata, kjo është ajo që nuk duhet të ndodhë tek ju, tek ai që fillon eventualisht të punoj. Pra, dëshmitarët janë të traumatizuar nga vetë fakti që kanë qenë të pranishëm apo kanë parë ndonjë ngjarje të shëmtuar, ose kanë qenë pjesë e asaj ngjarje në kuptimin që ata vetë përjetuan trauma të caktuara, edhe pse agjencitë e policisë dhe ka shumë të tilla në këtë vend, ata shpesh i thërrasin dhe nuk e dinë njëra për tjetrën që i kanë thirrur, atëherë ai dëshmitar shpesh i ekspozohet asaj traume të përsëritjes së të njëjtave gjëra, dhe është shumë e vështirë për të marrë një dëshmitar të motivuar, i cili nuk beson më, praktikisht nuk i beson shtetit. Nuk i beson askujt, pret për 30 vjet dhe kjo është një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballemi në punën tonë”, shprehet ai teksa shton se me vështirësi besojnë në drejtësi.
Shefi i Sektorit për Hetimin e Krimeve të luftës, Ivan Mateshiq konsideron se numri i prokurorëve në Kosovë që merren me krime lufte nuk është i mjaftueshëm, transmeton Klankosova.tv.
“E di kur isha në muajin e pestë në Kosovë, sigurisht që është një numër i vogël dhe ai numër duhet të dyfishohet së paku, nëse jo më shumë, sepse më e rëndësishmja është derisa, nuk mund të them e freskët sepse ngjarjet në Kosovë ishin shumë kohë më parë, por ky grumbullim i atyre provave dhe mundësisht gjetja e të akuzuarit është gjëja më e rëndësishme për ju dhe për ne në këtë moment, kështu që një numër kaq i vogël prokurorësh sigurisht që nuk mund t’u përgjigjen në mënyrë adekuate të gjitha kërkesave të parashtruara para tyre, sepse e di që edhe në atë luftë në Kosovë ka pasur një numër të madh krimesh”, thekson shefi i sektorit për hetimin e krimeve të luftës.
Ai shton se Bosnja mund të ndihmojë Kosovën në ndarjen e përvojës për hetimin e këtyre krimeve, derisa konsideron se ka prokurorë të këtij departamenti i cili punon 17 vjet vetëm në hetimin e këtyre rasteve.
Të tjera
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...