Lajme

Prokurori jep detaje për inFokus, pjesëtari i FSK-së që dhunoi të miturën në Gjilan është nga komuniteti serb

Autori: Sylejman Sylejmani 21:59 | 08 February 2019

Prokurori Arben Ismajli i cili është duke u marrur me rastin ku dyshohet se një pjestar i FSK-së keqtrajtoi seksualisht një të mitur, ka dhënë detaje për këtë rast në një prononcim për Gazetën inFokus.

Ismajli ka thënë se ushtari i përket nacionalitet serb dhe se vjen nga komuna e Parteshit.

“Është ndalu një pjesëtar i nacionalitet serb, pjesëtar i FSK-së. Është nga komuna e Parteshit, e dëmtuara është e komunës së Kllokotit. Edhe e dëmtuara është e nacionalitetit serb dhe është nën moshën 16 vjeçare dhe dyshohet për keqpërdorim seksual ndaj të miturës”, ka thënë Ismajli.

-Advertisement-

Ai ka treguar se i dyshuari fillimisht e ka paraqitur rastin si sulm ndaj tij nga disa persona, për shkak se ai është pjesë e FSK-së.

Megjithatë, Ismajli tha se pas hetimeve të mëtutjeshme ka dalur krejt diçka tjetër.

“I arrestuari fillimisht e ka paraqitur rastin si sulm ndaj tij nga disa persona, gjoja se ky është pjesëtar i FSK-së, mirëpo përgjatë hetimeve që i kemi bërë sot ka rezultuar që është fshehur krejt diçka tjetër. Kemi dëgjuar të dëmtuarën e mitur në cilësinë e dëshmitares dhe e kemi parë që gjendja është diçka tjetër. E dëmtuara ka kërkuar edhe ndihmën mjekësore dhe pas tretmanit mjekësor është intervistu dhe në cilësinë e viktimës në prezencën e avokatit. Personi është i ndaluar për 48 orë, detajet tjera sigurisht do t’i paraqesim më vonë”, ka deklaruar ai.

Të dy, Ismajli ka thënë se njiheshin që nga muaji dhjetor i vitit 2018.

“Kjo ka ndodhur dje rreth orës 17:00. Më herët nuk kanë pasur kontakt, dje janë takuar dhe ka ndodhur. Të dy njihen që prej dhjetorit  të vitit të kaluar. Nuk kanë pasur lidhje është hera e parë prej kur janë njoftu në dhjetor që janë taku”, ka përfunduar ai.

Rastin për inFokus e ka konfirmuar edhe zëdhënsi i FSK-së, Ibrahim Shala.

Shala ka thënë se ndaj këtij pjesëtari, FSK do të merr masa. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera