Prokurori i Specializuar paraqet deklaratën përmbyllëse në gjykimin kundër Salih Mustafës
Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 13 September 2022
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vazhdon gjykimi ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, ku po dëgjohet deklarata përmbyllëse e prokurorisë.
Prokurori i Specializuar, Jack Smith, para trupit gjykues ka përmendur dëshmitë që janë dhënë nga dëshmitarët e prokurorisë gjatë këtij procesi gjyqësor çka sipas tij tregojnë se në Zllash ka pasur një kompleks ndalimi që ishte torturë për disa njerëz.
Smtih ka thënë se puna e kësaj gjykate ka kuptim vetëm nëse viktimat e dinë që ky është vendi ku mund të rrëfejnë historitë e tyre pa frikë.
“Ju kërkoj të mendoni për një çast për një nga viktimat e kësaj çështje, viktima i cili nuk i mbijetoi torturës që ndodhi në kompleksin e parandalimit në Zllash, viktima për të cilin keni dëgjuar nga familja gjatë këtij gjyqi, vrasja e të cilit është pjesë e kësaj çështje. Sa vjeç do të ishte ai tani, çfarë do të ishte bërë me jetën e tij nëse kjo jetë nuk do t’i ishte marrë, do të ishte pak mbi 50 por çfarëdo të ishte bërë me jetën e tij, këtë nuk kemi për ta ditur asnjëherë… Mund vetëm të spekulojmë, por e vërteta është që këtë ne nuk kemi për ta ditur asnjëherë, as familja e tij nuk ka për ta ditur asnjëherë për shkak të Salih Mustafës dhe njerëzit që ai komandonte, ata të cilët e kanë torturuar dhe vrarë”, ka thënë Smith para trupit gjykues të kryesuar nga Mappie Veldt-Foglia.
Prokurori i Specializuar ka thënë se me Gjykatën Speciale ,për herë të parë pas më shumë se 23 viteve, viktimave u është dhënë mundësia për të folur për vuajtjen që sipas tij e kanë duruar në periudhën e vitit 1999.
“E vërteta është që disa udhëheqës të UÇK-së, zotëri Mustafa e kanë shfrytëzuar fuqinë e tyre për t’i viktimizuar, brutalizuar kosovarët, përfshirë individët gabimi i vetëm i të cilëve është se janë perceptuar që nuk kanë besnikëri të mjaftueshme për UÇK-së apo udhëheqësit e saj por që kanë pikëpamje politike që janë të ndryshme nga ato të UÇK-së apo udhëheqësve të saj. Siç keni parë gjatë paraqitjes së dëshmive të vitit të shkuar, nuk ka pasur objektiv të ligjshëm ushtarak për ndalimin ne tyre, nuk ka pasur asnjë justifikim për kushtet e mjerueshme në të cilat janë mbajtur apo mënyrën si janë torturuar gjatë paraburgimit të tyre”, ka thënë Smith.
Gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë është drejt fundit dhe tani është faza kur dëgjohen deklaratat përmbyllëse të palëve.
Në këtë proces gjyqësor janë dëgjuar 13 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, shumë prej të cilëve të mbrojtur dhe në seanca të mbyllura apo të redaktuara.
Ndërsa mbrojtja e Salih Mustafës ka paraqitur 15 dëshmitarë.
Në fillim të këtij procesi Salih Mustafa, ndaj të cilët rëndojnë akuza me pretendimin për krime lufte, ishte deklaruar i pafajshëm para trupit gjykues.
Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.
Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë prej 24 shtatorit të vitit 2020 kur është arrestuar./KP
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...