Lajme

Prokurori i Speciales: Gjyqi ndaj Gucatit e Haradinajt do të jetë i shkurtër

Autori: Gazeta inFokus 19:10 | 12 October 2021

Krerët e OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati, po vazhdojnë përballjen e tyre me drejtësinë ndërkombëtare në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ata po qëndrojnë në paraburgim që nga shtatori i vitit të kaluar kur edhe u arrestuan nën dyshimin për pengim të drejtësisë pas publikimit të disa dosjeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të cilat atyre u shkuan në seli.

E Prokuroria Speciale po thotë se gjyqi ndaj tyre do të jetë i shkurtër. Këtë konstatim ajo e jep në parashtresat për vazhdimin e paraburgimit ndaj Gucatit e Haradinajt.

-Advertisement-

Prokuroria e Specializuar thotë se ndalimi ndaj Gucatit e Haradinajt duhet të vazhdojë.

“Asgjë nuk tregon se paraburgimi deri tani është është i paarsyeshëm. Ky gjyq pritet të jetë i shkurtër, i tillë që ndalimi i mëtejshëm nuk do të jetë i nevojshëm për të zgjidhur akuzat kundër të Akuzuarit. Nuk ka pasur ndonjë vonesë të pajustifikuar, dhe të drejtat e të Akuzuarit kanë qenë respektuar plotësisht. Prandaj ndalimi mbetet proporcional”, ka thënë në parashtresa Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Aktualisht, gjyqi në Hagë përveç ndaj Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit, ka nisur edhe ndaj Salih Mustafës.

Në pritje ndërkaq janë krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Gjykimi ndërkaq nuk ka nisur as ndaj Pjetër Shalës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera