Lajme

Prokurori i Shtetit po përcjell zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 29 November 2020

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se është duke përcjellë procesin zgjedhor i cili po zhvillohet sot, për kryetar të dy komunave, në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut.

Në njoftimin e dërguar nga Prokurori thuhet që nga ora shtatë e mëngjesit të sotëm, janë të angazhuar prokurorë kujdestarë, të cilët do të përcjellin për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në zgjedhjet lokale, në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut.

“Prokurorët kujdestarë janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit. Prokurori i Shtetit, me qëllim të parandalimit të çdo shkelje që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Policia dhe Prokuroria të gjitha pretendimet për keqpërdorim të votës”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera