Lajme

Prokurori i rastit të Xhabir Zharkut kërcënohet me vdekje, Policia ia bastis shtëpinë ish-kryetarit të Kaçanikut

Autori: Gazeta inFokus 23:55 | 21 February 2020

Prokurori Rasim Maloku i cili po merret me çështjen e Xhabir Zhakrut dy herë është kërcënuar me vdekje.

Policia pas është njoftuar për këto kërcënime sot në orët e hershme të mëngjesit ka bastisur pronat e familjarëve të Xhabir Zharkut.

Aty kanë gjetur disa armë dhe pajisje elektronike.

-Advertisement-

Armët që janë gjetur aty besohet të jenë të M.Zh, djalit të Xhabir Zharkut.

Por, familja mohon se ato janë përdorur për kërcënimin e prokurorit të rastit të ish-kryetarit të Kaçanikut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera