Lajme

Prokurori: Burg të përjetshëm për kosovarin që shkaktoi aksidentin fatal në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 17 February 2020

Për të pandehurin e dytë, shtetas gjerman, i cili po drejtonte makinën tjetër në garë, prokuroria ka kërkuar një dënim me kusht dy vjet

Lidhur me garën e paligjshme të automjeteve, të përfunduar me fatalitet në Moers, prokurori publik në procesin që po zhvillohet në Gjykatën e Landit në Kleve, ka kërkuar burgim të përjetshëm për vrasje, për shkaktarin 22 vjeçar të aksidentit, shtetas i Kosovës, shkruan dpa.de.

Për të pandehurin e dytë, shtetas gjerman, i cili po drejtonte makinën tjetër në garë, prokuroria ka kërkuar një dënim me kusht dy vjet për pjesëmarrje në një garë të ndaluar të makinave, me pasoja fatale.

-Advertisement-

Gjykatësit në Kleve pritet ta shpallin aktgjykimin pasditen e sotme.

Kosovari dhe gjermani thuhet se në prillin e kaluar kanë zhvilluar një garë në zonën e tyre të banimit, në Moers afër Duisburgut, me makinat e tyre 550 dhe  600 kf. 22-vjeçari kosovar qe përplasur me makinën e vogël të një gruaje, transmeton albinfo.ch. 43-vjeçarja qe katapultuar jashtë makinës dhe kishte vdekur pas tri ditësh. Sipas ekspertizës, makina, shkaktare e aksidentit kishte zhvilluar shpejtësinë deri në 167 kilometra në orë gjatë garës.

Në gjyq, shoferi i makinës, i cili nuk ishte përfshirë direkt në aksident, i ka kërkuar falje familjes së gruas së vrarë, përcjell albinfo.ch. Në një deklaratë të lexuar nga avokati i tij, ai thotë: “Më vjen së tepërmi keq për atë që ka ndodhur. Unë do të doja të zhbëhej kjo që ka ndodhur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera