Prokuria Speciale i çon ftesë sërish, Kurti kërkon të intervistohet në zyrën e tij, propozon tri orare
Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 20 December 2024
Prokuroria Speciale ka përcjellë një ftesë të dytë në adresë të kryeministrit Kurti për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Kreyziu ka thënë se Kabineti i kryeministrit i është përgjigjur kësaj ftese duke ritheksuar gatishmërinë e kryeministrit që t’i mirëpres prokurorët në zyrën e tij për intervistim.
“Për këtë kemi propozuar tre orare të takimit. Një për sot, dhe dy orare tjera për javën tjetër. Presim një përgjigje pozitive meqë sipas praktikës kjo nuk do të ishte hera e parë që një kryeministër intervistohet brenda zyrës së tij, dhe i mirëpresim në kryeministri”, ka thënë Kryeziu për RTK-në.
Kryeministri Kurti ishte ftuar të hënë nga Prokuroria Speciale për tu intervistuar si dëshmitarë, por nuk ishte paraqitur, pasi që ndodhej për vizitë zyrtare jashtë vendit.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, edhe të hënën ka thënë se kryeministri Kurti ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpres prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë.
Të tjera
-
Raporti 24 orësh i Policisë: Shqiptohen afër 1700 gjoba, arrestohen 17 persona
Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj të përditshëm ka njoftuar se...
-
Bedri Hamza premton grante për mbulimin e investimeve të bizneseve deri në 30%
Bedri Hamza përmes një postimi, ka treguar se sot do të ketë takime me biznes...
-
”Besim, shpresë dhe një entuziazëm”, Ferat Shala ndan pamje nga mbështetja e madhe që po merr në tubimet zgjedhore
Kandidati për deputet me numër 16 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës...
-
Vdes një burrë në Prishtinë, Policia nis hetimet
Policia ka njoftuar se po e heton vdekjen e një burri në Prishtinë. Trupi ...
-
Ia grabisin paratë dhe largohen, arrestohet një i dyshuar në Prishtinë
Një grua nën kërcënimin e armës dy të dyshuar ia kanë grabitur një shumë të p...
-
Burri rrạh gruan në Skenderaj, dërgohet në mbajtje
Një burrë është arrestuar në Skenderaj pasi që i njëjti e kishte sulmuar ...
-
Më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të tjerëve
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 27 janarin 2025 për mbajtjen e shqy...
-
Fushata e politikanit gjerman habit të gjithë: Kam vendosur të mësoj shqip
Tabloidi gjerman BILD i ka kushtuar vëmendje fushatës që po bën politikani i ...
-
Arrestohen dy persona për kanosje, dëmtim të pasurisë dhe mbajtje të armëve
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për kanosje, asgjësim apo dëmtim të...
-
Vetura e Policisë përfshihet në një aksident në Drenas, ka të lënduar
Një veturë e Policisë së Kosovës është përfshirë në një aksident trafiku me n...
-
Këto janë vendimet që mori Trump, me të nisur mandatin
Presidenti i 47-të i SHBA-së, Donald Trump, mori zyrtarisht mandatin e tij të...
-
Një kontingjent i FSK-së, pjesë e ushtrimit “Winter EX 2025”
Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i është bashkuar forcave partne...