Projektligji për Prishtinën merr “vizën” edhe të Komisionit
Autori: Gazeta inFokus
11:35 | 27 Tetor 2017
Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media ka shqyrtuar projektligjin për Prishtinën, ku ka marrë mbështetje nga anëtarët e Komisionit nga të gjitha partitë.
Projektligji u mbështet në mënyrë unanime dhe iu përcoll Kuvendit për shqyrtim në lexim të parë.
Zëvendësministri i Pushtetit Lokal Bashkim Krasniqi tha se karakteristikat e projektligjit janë pushteti shtesë për kryeqytetin, buxhet shtesë për kryeqytetin.
“Kryeqyteti do të ketë kompetenca shtesë, drejtoria e Policisë themelon njësinë e Policisë për kryeqytetin, spitalin e kryeqytetit, menaxhimin e ndërmarrjeve publike Projektligji i kryeqytetit paraqet implikime shtesë buxhetore, 4.1 përqind e grantit të përgjithshëm të komunave”, tha Krasniqi.
Deputetja e VV-së Shqipe Pantina tha se projektligji plotëson kushtet pasi Prishtina duhet të ketë trajtim tjetër nga komunat tjera pasi shërbimet administrative e diplomatike janë të koncentruara në kryeqytet.
Pantina theksoi duhet të lihen anash fushata dhe të mos mendojnë kush e udhëheq por ta mbështesin.
Deputeti i Nismës për Kosovën Milaim Zeka theksoi se është lajm i mirë ardhja në Kuvend e këtij projektligji derisa beri fajtor LDK-në e PDK-në të cilat tha se e kanë dhunuar kryeqytetin për 17 vjet dhe nuk kanë bërë asgjë për të.
Mbështetje këtij projektligji i ka dhënë edhe LDK-ja, ku deputeti i saj Imet Rrahmani tha se do të japin maksimumin për të bërë një projektligj të mirë për Prishtinën.
Ai theksoi se është sfidë e madhe ndërtimi i Spitalit të Prishtinës për dy vite duke pasur parasysh implikimet buxhetore.
Riza Shillova nga Policia e Kosovës tha se ata kanë dhënë komentet e tyre rreth projektligjit për kryeqytetit. Ai tha se në parim janë për t’i forcuar kapacitetet e Policisë për sigurinë në Prishtinë, por tha se ky ligj duhet të jetë në harmoni me ligjin për Policinë dhe Kushtetutën.
Shillova tha se kompetencat e policisë rregullohet me ligjin e Policisë dhe jo me ligje tjera siç parasheh projektligji për Prishtinën që Policia ta themelojë drejtorinë rajonale për kryeqytetin.
Prandaj sipas tij kjo duhet të harmonizohet me ligjin e Policisë.
Kryetari i Komisionit Nait Hasani tha se ky projektligj nuk i plotëson kriteret për të qenë ligj për kryeqytetin. Por tha se do ta kalojnë mirëpo duhet që përmes diskutimeve publike ta ndryshojnë ndoshta deri në 50 për qind këtë projektligj.

T� tjera
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...

































