Projektligji për pagën minimale ende në sirtar të Kuvendit
Autori: Gazeta inFokus
07:20 | 19 Qershor 2023
Ndonëse projektligji për pagën minimale ka kaluar në komisionin për buxhet, ai ende nuk u është dërguar deputetëve për votim në lexim të dytë. Kjo ende nuk dihet se kur do të ndodhë derisa anëtarët e komisionit për buxhet tregojnë se kur të rritet paga minimale, do të ketë rritje edhe për kategoritë e dala nga lufta.
Edhe pak ditë bëhen një vit prej se në Kuvend u miratua në lexim të parë projektligji për pagën minimale.
Por, prej atëherë përkundër disa tentimeve që i njëjti të kaloj edhe në lexim të dytë e të bëhet i plotfuqishëm, një gjë e tillë nuk u arrit.
Megjithëse ka kaluar kohë, ende nuk dihet se kur do të sillet edhe njëherë ky projektligj që nxiti protestat e organizatave të dala nga lufta.
Zyrtarët e Kuvendit të Kosovës, nuk kanë kthyer përgjigje për këtë temë, por deputeti Pal Lekaj, nga AAK thotë se në komisionin për buxhet janë miratuar ndryshimet e kërkuar.
“Po ka hyrë ai ligje është miratuar në Komisionin për Buxhet. Është e ligjshme që të procedohet në kuvend edhe kuvendi do ta jep votën pro ose kundër. Prandaj që ne them se çdo shmangie nga ligjet dhe rregullorja e kuvendit është atak mbi demokracinë mbi autonomin e deputetit”, ka thënë Pal Lekaj.
Edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), thonë se ky projektligj duhet të sillet sa më shpejtë në Kuvend, e të mos shmanget në këtë formë.
“Përderisa kanë proklamuar e deklaruar që do e ngrisin pagën minimale nuk e kanë bë në nivelin që kanë kërkuar vetë sektori, dhe tani më është bllokuar nga vetë deputetët e pushtetit, tani më për disa muaj”, ka sqaruar deputeti Besian Mustafa.
Nga organizatat e dala nga lufta thonë se gjatë kësaj kohe nuk kanë pasur fare komunikim me asnjë institucion për kërkesat e tyre, por nëse ndodhë e njëjta si në të kaluarën sërish do të protestojnë.
“Nuk guxon të pësojë ndryshime dhe nuk duhet të hiqen veteranët nga definicioni se si është e obliguar qeveria, ta respektojë ligjin, në të kundërtën do kemi reagimet tona do të jenë, do të protestojmë do ta kundërshtojmë, siç ju kemi bërë thirrje çdo deputeti të çdo partie që të mos bëjë një gabim të tillë”, ka shtuar Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së.
Ekzekutivi gjatë vitit të kaluar e këtë vit, disa herë ka përmendur rritjen e pagës minimale në vend, e cila nuk ka pasur ndryshime që nga viti 2011.
Ky Projektligj i cili u miratuar në lexim, të parë në qershor të vitit të kaluar parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto, nga 130-170 sa është aktualisht.

T� tjera
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...






























