Projektligji për Pagat, javën e ardhshme do të dalë në dëgjim publik
Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 09 September 2022
Projektligji për Pagat, javën e ardhshme do të dalë në dëgjim publik, ndërsa ekspertët thonë se nuk pritet miratimi i tij brenda këtij viti. Projektligji do të kalojë procedurat e konsultimeve paraprake dhe publike si dhe pas miratimit në Qeveri e Kuvend do të publikohet në Gazetën Zyrtare, ndërsa ende nuk dihet se kur do të hyjë në fuqi.
Ditë më parë është bërë e ditur se është proceduar për konsultime paraprake Projektligji për Pagat në sektorin publik, ndërsa javën e ardhshme, ky projektligj do të dalë në dëgjim publik.
Ndërkohë, ekspertët thonë se brenda këtij viti nuk pritet miratimi i Ligjit për Pagat. Gëzim Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha për Radio Kosovën se është një proces kompleks që do të zgjasë dhe ende nuk dihet se kur mund të hyjë në fuqi.
“Është pak e pritshme që brenda këtij viti të përfundojë miratimi i këtij projektligji. Në anën tjetër, ne nuk e dimë ende se kur është e përcaktuar që ky ligj të hyjë në fuqi. Në rastin e ligjit të kaluar për pagat, i cili ishte shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, ishte përcaktuar që ai ligj të hynte në fuqi nëntë muaj pas publikimit të tij në Gazetën Zyrtare. Edhe kjo është një çështje që aktualisht nuk dihet dhe që mbetet të trajtohet se si do të mbetet në draftin përfundimtar për të pasur parasysh se kur i njëjti do të hyjë në fuqi”, tha ai.
Shala, sqaroi se faza aktuale e këtij projektligji është në atë draftuese dhe ende nuk ka një draft përfundimtar.
Ai tha se duhet t’i jepet shumë rëndësi edhe procesit të konsultimeve publike, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e projektligjit.
“Pasi të përfundojë kjo fazë, pastaj kemi fazën kur shqyrtohet dhe miratohet nga Qeveria, ndërsa më pas shkon në Kuvendin e Kosovës, ku duhet të miratohet në Komisionin për Legjislacion në Parim dhe më pas në seancë plenare. Në mes të dy dëgjimeve, themelohen grupet punuese, ku shqyrtohet projektligji, që edhe në atë rast mund të ketë konsultime publike. Prandaj, duke pasur parasysh se procesi deri në miratimin e këtij ligji është proces kompleks e që duket se do të zgjasë”, tha ai.
Ndërkohë, Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha për Radio Kosovën se duke parë përvojat e deritanishme të Kuvendit, nuk shpreson se do të respektohen të gjitha afatet për procedimin e Projektligjit për Pagat.
“Edhe nëse i njëjti votohet brenda afateve, është e paraparë një dispozitë që thekson se Ligji do të hyjë në fuqi vetëm tetë muaj pasi i njëjti të miratohet dhe të jetë i publikuar në Gazetën Zyrtare. Kjo nënkupton që, në bazë të përllogaritjeve të afateve mesatare që merr shqyrtimi i një projektligji, nga tani do të jetë të paktën një vit para se i njëjti të hyjë në fuqi në kuptimin e procedimit të pagave me ndryshimet e propozuara”, tha ai.
Projektligji për Paga përcakton dhe rregullon sistemin e pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës. Ligji i Pagave ishte miratuar një herë në shkurt të vitit 2019, por një muaj para se të niste zbatimi i tij, në janar të viti 2020, Avokati i Popullit e pati dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e përputhshmërisë së tij me Kushtetutën. Gjykata Kushtetuese e Kosovës e shpalli të pavlefshëm ligjin paraprak për pagat në sektorin publik, ku sipas vendimit, ligji nuk ishte në përputhshmëri me 11 nene të Kushtetutës së Kosovës dhe shkaktonte “çrregullim të ndarjes së pushteteve në disfavor të gjyqësorit dhe institucioneve të pavarura”.
Të tjera
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...
-
Për nëntë muaj, Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit
Mbi 12 milionë euro kanë arritur shpenzimet e udhëtimit dhe telekomunikimit t...
-
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Me përjashtime nga puna, dëmtime të automjeteve e madje edhe me letra kërcënu...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...