Lajme

Projektligji për kufirin demanton liderët politikë në Shqipëri dhe Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 06:49 | 08 April 2019

Kanë kaluar dy afatet e premtuara për heqjen e kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë nga qeveritë e dy vendeve, ndërkohë që situata në terren mbetet e pandryshuar. Madje nuk është ngritur as pika e përbashkët e kontrollit kufitar.

“Që nesër nuk ka më dy kontrolle, por vetëm një. Ndërsa shpresoj shumë se më 1 mars ose 2 prill, s’po them 1 prill, ky kufi të mos jetë më, por kjo të jetë pika që na bashkon”, ka thënë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj më 30 dhjetor të vitit kaluar nga pika e kalimit kufitar në Morin të Kukësit, në kufirin Shqipëri-Kosovë, ku ishte i pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të njëjtën gjë para Haradinajt la të kuptohej edhe ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sander Lleshaj.

-Advertisement-

“Hapi tjetër së shpejti është pra, shumë shpejt besoj, ne do të jemi në gjendje që qeverive t’u ofrojmë mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshjeje shumë të rëndësishme, e cila do të çojë në eliminimin e plotë të këtyre kontrolleve në kufirin tonë, pa cenuar aspak sigurinë. Është një hap drejt vendosjes së standardeve të mirëfillta evropiane në kufirin tonë, ashtu siç i ndeshim në të gjithë kufijtë e sotëm të Evropës ku ne synojmë të anëtarësohemi”, ka deklaruar ministri LLeshaj, po më 30 dhjetor në Morin të Kukësit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera