Lajme

Projektligji për Byronë Shtetërore pritet t’i dërgohet prapë Komisionit të Venecias

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 09 October 2022
Komisioni i Venecias do të ketë sërish punë me Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Mirëpo kjo lëvizje për partitë opozitare, po shihet si rrugë e zgjedhur nga partia në pushtet për ta pezulluar këtë projektligj. Madje PDK-ja kërcënon me dërgimin e tij në kushtetuese, shkruan Kanal10.

Ndonëse projektligji për Projektligji për Byronë Shtetërore kishte gjetur mbështetjen e deputetëve të legjislativit në lexim të parë, ekzistojnë mundësitë që i njëjti të kthehet prapë në Komisionin e Venecias.

Kështu ka lënë të kuptohet deputeti i partisë që udhëheqë me pushtetin, Adnan Rrustemi.

Ai ka thënë se grupi punues i Komisionit për Legjislacion janë të vendosur që raporti me amendamente të i kthehet komisionit të Venecias.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, dy partitë më të mëdha opozitare PDK dhe LDK, konsiderojnë se pushteti po e pezullon këtë projektligj.

Anëtari i komisionit për legjislacion dhe deputeti i PDK-së Hajdar Beqa, vlerëson se përmes amendamenteve, nuk mund të trajtohen të gjitha opinionet e “Venecias”, derisa ka shtuar se i njëjti duhet të kthehet në pikën zero.

Në anën tjetër deputeti i LDK-së Driton Selmanaj, ka kërkuar që projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme të kthehet në Ministrinë e Drejtësisë, si sponsorizuese e këtij dokumenti.

Formati i parë i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ishte hedhur poshtë nga shoqëria civile dhe partitë opozitare, për cka u vendos të ftohej Komisioni i Venecias.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera