Lajme

Projektligji për Byronë Shtetërore për verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme kalon në Komisionin për Legjislacion

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 25 September 2024

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ka kaluar në parim projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se i falënderon anëtarët e Komisionit për diskutimet dhe votimin e këtij projektligji të rëndësishëm “që ka për qëllim ndjekjen e pasurisë së pajustifikueshme të zyrtarëve”.

“Sot, përpara anëtarëve të Komisionit për Legjislacion prezantova projektligjin për Byronë me fokus ndryshimet që ndërlidhen me adresimin e gjetjeve të Gjykatës Kushtetuese, siç janë retroaktiviteti, periudha e verifikimit, komisioni mbikëqyrës dhe ndarja e pushteteve”, ka pohuar Haxhiu.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera