Projektligji i ri, ja në cilat raste kosovarët mund të fitojnë shtetësinë e Shqipërisë
Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 10 August 2019
Projektligji i ri “Për Shtetësinë” i miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave më 31 korrik, pritet së shpejti t’i dorëzohet Parlamentit të Shqipërisë. I njëjti parasheh fitimin e shtetësisë me origjinë, ku të gjithë shqiptarët të lindur në shtete të tjera, por që arrijnë të vërtetojnë origjinën e tyre, do të mund të marrin shtetësinë e Shqipërisë.
Derisa qytetarët e Republikës së Kosovës u përjashtuan nga marrja e shtetësisë shqiptare me një vendim të vitit 2013, sipas nenit 6 të projektligjit të ri “Për Shtetësinë”, krijohet mundësi që të gjithë shqiptarët, edhe të Kosovës, që arrijnë të vërtetojnë origjinën e tyre deri në tre shkallë, të mund të marrin pasaportën e Shqipërisë, pasi vendimi i 2013-s do të shfuqizohet me projektligjin e ri.
Sylë Ukshini, ambasador i Kosovës në Shqipëri, në një bisedë për KosovaPress, sqaron se në cilat raste mund të fitohet shtetësia e Shqipërisë, sipas projektligjit të ri.
“Në konceptin e origjinës, si një nga mënyrat e përfitimit të shtetësisë, është futur lidhja e gjakut deri në tre breza. Pra, të gjithë ata të huaj që jetojnë jashtë, por që arrijnë të provojnë se kanë një lidhje deri në shkallë të tretë me një person me shtetësi shqiptare, do të mund ta përfitojnë nënshtetësinë shqiptare. Pra, lidhja deri në shkallë të tretë është bërë duke patur parasysh origjinën dhe jo etninë. Kjo nënkupton që dikush nga Kosova apo vise të tjera shqiptare apo edhe në diasporë mund të fitojë shtetësinë shqiptare, nëse arrin të dokumentojë deri në tre breza, p.sh. se stërgjyshi i tij ka patur shtetësi shqiptare në periudhën mes dy luftërave botërore apo më vonë”, thotë Ukshini për KosovaPress.
Projektligji i ri që pritet t’i dorëzohet Parlamentit të Shqipërisë, ka ndryshime thelbësore siç është neni 6, ku parashihet fitimi i shtetësisë me origjinë.
Megjithatë, Ukshini thotë se nuk duhet të ketë pritje të mëdha për këtë projektligj, meqë i njëjti nuk parasheh shtetësi për çdo shqiptar që jeton jashtë territorit shqiptar.
Por që sipas tij, ka disa ndryshime pozitive nga ligji i deritanishëm dhe nëse kalon në shtator atëherë përfitojnë grupe të caktuara.
“Në një bisedë me zëvendësministren Rovena Voda, jam informuar po ashtu se ky projekt ligji është me prioritet dhe që në sesionin e parë të shtatorit pritet të miratohet nga Kuvendi i Shqipërisë, duke shtuar se vetë kryeministri Edi Rama i ka dhënë një shtytje dhe prioritet aprovimit të këtij ligji. Ky projektligji “Për Shtetësinë” ofron tre risi, si lidhjen me territorin, lidhjen e gjakut dhe heqja e nënshtetësisë për shkaqe që lidhen me pjesëmarrjen në organizata terroriste. Pasaportë shqiptare do të ketë edhe për investitorët që kanë interes kombëtar, në rastet kur Republika e Shqipërisë ka një interes ekonomik, shkencor, kulturor dhe sportiv, si dhe kombëtar”, sqaron Ukshini.
Ai tregon se në projektligj është futur edhe një koncept tjetër, që i takon lidhjes me territorin, pra fëmijët e lindur në territorin e Shqipërisë, por me prindër që nuk njihen apo që nuk kanë shtetësi shqiptare, do përfitojnë shtetësinë shqiptare.
Me projektligjin e ri, autoritetet shqiptare kanë parashikuar se një peroni i hiqet shtetësia kur vërtetohet ai është pjesë e grupeve kriminale ose terroriste.
Gjithashtu, projektligji i ri parasheh që një i huaj, i martuar me shtetas shqiptarë, që provon se ky shtetas ka qëndruar më shumë se një vit në territorin shqiptar, edhe ky shtetas merr pasaportën shqiptare.
“Pra, çdo kosovar që është i martuar me një shtetase të Shqipërisë që mund të dokumentojë se ka jetuar më shumë se një vit në Shqipëri ka të drejtë të aplikojë me shtetësi shqiptare”.
Projektligji parashikon dhe rregullon fitimin e shtetësisë me natyralizim, si rast të veçantë, në rastet kur Republika e Shqipërisë ka një interes ekonomik, shkencor, kulturor dhe sportiv, si dhe kombëtar, duke autorizuar rregullimin me akt nënligjor.
Të tjera
-
Kosova shpreh gatishmëri për ta ndihmuar Çekinë e cila po përballet me vërshime
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka shprehur gatishmërinë e K...
-
Al Jazeera raporton për hapjen e Urës së Ibrit, thotë se QUINT-i dhe KFOR kundërshtuan fortë
Çështja e hapjes së Urës së Ibrit, çdo herë merr vëmendjen e mediave ndërkomb...
-
Kurti shkon për vizitë te familja e Mikullovcit në përvjetorin e vdekjes: I paharruar e i nderuar gjithmonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka shkuar në vizitë familjes së të ndje...
-
Haradinaj kujton Betejën e Kaqanollit: Ishte ndër betejat më të rëndësishme të UÇK-së
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujt...
-
Vulin: S’duhet të anëtarësohemi në BE nëse na kërkohet njohja e Kosovës, duhet të forcohemi ushtarakisht
Zëvendëskryeministri i Serbisë Aleksandar Vulin ka kërkuar që rruga e Serbisë...
-
Pesë të lënduar në aksidentin në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, dy automjete të përfshira
Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mesditë ndërmjet dy au...
-
Rama paralajmëron bizneset për vitin tjetër: S’ka plazhe për restorantet, shezllone për hotelet vetëm për aq sa kanë dhoma
Nga viti tjetër turizmi shqiptar do jetë përballë ndryshimeve thelbësore. Kry...
-
Kurti: Pabarazia gjinore të luftohet, e kemi obligim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se çdo diskriminim ndaj grave du...
-
“Shkoni hapeni Urën pa KFOR-in”: Ramadani reagon pas sulmeve që Feraj i Kurtit i bëri Haradinajt
Hysamedin Feraj, i njohur për logjikë të pervertuar në komentimin e ngjarjeve...
-
Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën e ardhshme
Në Kosovë për pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell, vranësira të sh...
-
Sulmòhet një polic brenda stacionit policor Jugu në Prishtinë
Rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kanosje serioze dhe sulme fizike...
-
Bastisja e FBI-së, Melania Trump akuzon qeverinë amerikane për shkelje të privatësisë
Ish-zonja e parë Melania Trump të shtunën akuzoi qeverinë amerikane për shkel...