Lajme

Projektligji i Pagave dhe i Zyrtarëve Publik, Kurti: Hartimi nuk ka qenë i lehtë, rreth 40% nuk dihej se ku janë klasifikuar

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 14 September 2022

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë mbajtur konferencë për media menjëherë pas mbledhjes së Qeverisë.

Kurti u deklarua rreth Projektligjit për Pagat dhe Projektligjin për Zyrtarët Publik, derisa theksoi se rreth 40% nuk dihej se ku janë klasifikuar, më shumë se 34 mijë zyrtarë nuk e gjenin veten ne ligjin e shfuqizuar të pagave

“Sot jemi këtu para jush per dy projektligje të rëndësishme për administraten shtetërore, Projektligjin për Pagat dhe Projektligjin për Zyrtarë Publik. Janë prioritete kyçe të qeverisjes sonë përmes së cileve synohet krijimi i sistemit të njëtrajtshëm të pagave dhe shpërblimeve në sektorin publik. Ashtu si në Kuvend, hartimi i këtyre projektligjeve nuk ka qenë proces i lehtë. Për rreth 40% nuk dihej se ku janë klasifikuar, më shumë se 34 mijë zyrtarë nuk e gjenin veten ne ligjin e shfuqizuar të pagave, kishte 170 lloje të shtesave dhe kompenzimeve, shtesa për një muaj që tejkalonin pagën vjetore të një qytetari”.

-Advertisement-

“Administrata publike ka qenë e ndikuar nga ndërhyrjet politike në procesin e emërimeve. Në raportet e viteve 2018-2020 del se nuk jane respektuar parimet e rekrutimit transparent dhe te bazuara ne merita. Nga viti 2013 është pasqyruar vazhdimisht mos zbatimi i vlerësimit të performancës dhe mungesa e llogaridhënies menaxheriale. Nga 2008-2020 është theksuar nevoja për përmirësimin e shkathtësive. Që nga viti 2010-2020 në këto raporte për çdo vit është gjetur se personat me aftësi të kufizuar, gratë e të tjerë nuk janë të përfshira si grupe publike”, tha Kurti, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

“Keto shifra tregojnë se në nivelin e lartë drejtues kemi 69 burra dhe 17 gra, në nivelin mesëm kemi 377 burra dhe vetëm 79 gra”.

“Synim kyç kemi krijimin e një sistemi të njëtrajtshëm për përcaktim të pagës, parimin bazë të koeficionetit dhe të vendoset barazi per zyrtarët”.

“Këto objektiva janë synimet tona për të ndertuar një sistem cilësor që perveç barazisë si parakusht arrin të akomodojë profesionistë të rinj”.

“Zyrtaret tanë duhet të kenë trajtim të barabartë, qytetarët duhet t’i kenë dyert e hapura, djemtë dhe vajzat tona duhet të kenë mundësine të jenë pjesë e ministrive, duke konkurruar në kushte të barabarta me të gjithë zyrtaret”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera