Lajme

Projekti për Batllavën, shkolla në Orllan mund të rrënohet

Autori: Gazeta inFokus 21:58 | 18 November 2018

Shkolla në fshatin Orllan, e cila e mbanë emrin e heroit nga kjo anë, Zahir Pajaziti, mund të rrënohet.

E bashkë më të, edhe stacioni policor  që gjendet në këtë fshat dhe disa shtëpi rreth liqenit të Batllavës.

-Advertisement-

E kjo sipas shefit të Grupit komunal të PDK’së, Rafet Llapashtica, i cili pohon, se ekziston një projekt i Bashkimit Evropian, që parasheh ngritjen për dy metra të sistemi rrjedhës në liqenin e Batllavës.

Nga ky ndryshim, sipas tij, pritet të ngritët edhe niveli i ujit në këtë liqen.

Llapashtica, thotë se tani është duke  përfunduar faza e parë e rrënimeve të objekteve dhe

lokaleve afariste qe ndodhen rreth liqenit, dhe shpejt pritet te fillojë faza e dyte e rrënimeve.

E nxënësit bashkë me stafin e kësaj shkolle, sipas Llapashticës, pritet të zhvendosen në një fshat tjetër.

Ai thotë që këtë gjë e ka ngritur edhe në Kuvendin Komunal të Podujevës, por që nuk është marrë parasysh shqetësimi i tij.

E Nuhi Selimi, profesor i gjuhës shqipe në këtë shkollë, thotë se këto janë propaganda politike.

Nga Komuna e Podujevës, kanë thënë që ata nuk janë në dijeni që ekziston një projekt i tillë.

E të njëjtën gjë, përmes një përgjigje me shkrim, e thonë edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ndryshe pos nxënësve të shkollës fillore, në këtë objekt mësojnë edhe tri paralele të Gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera