Lajme

Projekti milionësh i kogjenerimit që la Prishtinën pa ngrohje

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 15 December 2021

15 mijë familje të Prishtinës të cilët ngrohen nga Termokosi kanë mbetur pa ngrohje këtë të martë, shkruan Gazeta Infokus.

E gjithë kjo ka ndodhur ngase Korporata Energjetike e Kosovës ka ndaluar furnizimin me avull për Termokosin për shkak të probleme në dy blloqet e Termocentralit “Kosova B” që furnizojnë ngrohtoren e Prishtinës.

Termokos ka disa vjet që ngrohjen e prishtinasve e bënë duke përdorë avullin e termocentralit Kosova B që njihet si kogjenerim.

-Advertisement-

Mirëpo çfarë është ky projekt?

Projekti i kogjenerimit ka mundësuar ndërlidhjen e sistemit të ngrohjes qendrore me termocentralin Kosova B përmes kombinimit të ngrohjes dhe energjisë.

Për këtë arsye, në vend të djegies së mazutit me emetim të lartë, avulli i termocentralit përdoret për ngrohjen qendrore, shkruan Gazeta Infokus.

Ky projekt ka mundësuar rehabilitimin e sistemit të ngrohjes qendrore të Prishtinës, ka siguruar efikasitet të lartë si dhe ambient më të pastër.

Për të siguruar ngrohje të mjaftueshme dhe cilësore për gjithë konsumatorët me një kosto më të ulët dhe një ambient më të pastër, sistemi i ngrohjes qendrore të Prishtinës është lidhur përmes një tubacioni prej 11 kilometrash, me këmbyes nxehtësie dhe nxjerrje të avullit me Termocentralin Kosova B.

Ky projekt nëpërmjet sjelljes së ujit të ngrohtë nga Termocentrali Kosova B ka furnizuar me ngrohje 15 mijë konsumatorë të Prishtinës.
Për këtë projekt janë ndarë rreth 40 milionë euro, mbi 13 milion nga Komisioni Evropian, 15 milion nga Qeveria Gjermane, përmes Bankës Gjermane për Zhvillim, 1.8 milion euro nga Qeveria Suedeze, 1.5 milion euro nga Qeveria e Luksemburgut, 3.8 milion euro nga Komuna e Prishtinës dhe 1.2 milion nga Qeveria e Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera