Lajme

Projekti “Iber Lepenci II” që bën me ujë të pijshëm 400 mijë banorë do të kushtojë 332 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 10 January 2022

Projekti Ibër – Lepenci II do të ndërtohet në dy faza. E para, që përfshinë edhe ndërtimin e Digës devijuese të Firajës së Poshtme dhe rrjetit përcjellës të tubacioneve të ujit në zonat e shërbimit të tre KRU-ve (Prishtina, Bifurkacioni dhe Hidromorava), parashikohet të përfundoj gjatë viteve 2025-2026 dhe llogaritet të kushtojë rreth 49,2 milion euro. Ndërsa faza e dytë pritet të finalizohet deri në vitin 2030 dhe do të fokusohet kryesisht në zhvillimin e bujqësisë.

Njoftimi:

Prishtinë, janar – Ministria e Mjedsit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPI) në përmbyllje të vitit që posa e përcollëm, ka njoftuar se tashmë edhe faza e dytë e hidrosistemit Ibër Lepenc, ose Hidrosistemi Ibër – Lepenci II, ka filluar së ndërtuari. Sipas zyrtarëve, ky projekt pritet që ta zgjidhë përfundimisht problemin me ujë për gjysmën e Kosovës.

-Advertisement-

Faza e dytë e këtij projekti pritet të kushtoj gjithsej 332.2 milionë euro, përcjell Buletini Ekonomik.

Nga MMPHI-ja kanë thënë se pas aprovimit të grantit për zhvillimin e dizajnit preliminar dhe vlerësimit mjedisor dhe social për digën e Firajës, në vlerë të 1.8 milion eurove nga WBIF, ata kanë mbajtur një takim me përfaqësues të institucioneve përfituese për përgatitjen e kornizës institucionale për zbatimin e këtij projekti.

Në bazë të projektit, faza e parë do të sigurojë ujë të pijshëm për 400,000 banorë në zonën e projektit, kurse faza e dytë që pritet të finalizohet deri në vitin 2030, do të fokusohet kryesisht në zhvillimin e bujqësisë.

Përmes një njoftimi në facebook, MMPHI-ja kanë thënë se faza e parë përfshin ndërtimin e Digës devijuese të Firajës së Poshtme dhe rrjetit përcjellës të tubacioneve të ujit në zonat e shërbimit të tre KRU-ve (Prishtina, Bifurkacioni dhe Hidromorava). Kjo fazë parashikohet të përfundoj gjatë viteve 2025-2026 dhe llogaritet të kushtojë rreth 49,2 milion euro.

Ndërkohë, faza e dytë përfshin ndërtimin e Digës së Epërme të Shtimes dhe kanaleve të transferimit dhe transportit të ujit për qëllime të ujitjes, e që pritet të kushtojë rreth 332,2 milion euro. Pra, sipas njoftimit, objektivi kryesor i projektit (fazë së parë – Digës së Firajës) është të adresojë mungesat e vazhdueshme të ujit dhe të përmbushë nevojat e furnizimit me ujë për banorët dhe industrinë e 9 komunave duke përfshirë Ferizajn, Gjilanin, Kaçanikun, Shtimen, Lipjanin, Vitin, Kamenicën, Kllokotin dhe Shtërpcen.

“Për më shumë, projekti ka këto synime: -Sigurimi i ujit për pjesën e Kosovës me “stres ujor”; -Rritja e potencialit të zhvillimit industrial/tregtar për shkak të ofrimit të furnizimit adekuat dhe të besueshëm 24-orësh me ujë; -Potenciali për zhvillimin e deri në 20,000 hektarë tokë bujqësore të ujitura (me fazën e dytë); si dhe -Zhvillimi i potencialit hidroenergjetik të digave të propozuara për të kontribuar në burimet e ripërtëritshme të energjisë së vendit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së s Mjedsit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPI).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera