Ekonomi

Projekti 2.1-milionësh i BE-së, peng i Rakiqit

Autori: Gazeta inFokus 08:22 | 22 July 2017

BE-ja ka investuar paralelisht në dy projekte në Mitrovicë për revitalizimin e urës kryesore të Ibrit 1.45 milion euro dhe për ndërtimin e zonës së këmbësorëve në veri të urës, në rrugën “Mbreti Peter I”, 2.13 milionë euro. Derisa projekti i parë është para përfundimit, punimet në projektin e dytë janë ndërprerë krejtësisht për shkak të obstruksioneve të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, shkruan sot Gazeta “Zëri

Bashkimi Evropian (BE) ka investuar një varg projektesh në Mitrovicë, në veri dhe në jug, por dy projekte, të cilat janë ekzistencialisht të rëndësishme për qytetarët e Mitrovicës, të pjesës jugore dhe të asaj veriore dhe të cilat synojnë bashkimin e qytetit të ndarë që nga paslufta, revitalizimi i urës kryesore të Ibrit dhe shndërrimi i rrugës “Mbreti Petër I” në veri të urës në zonë të këmbësorëve vazhdojnë të mbesin peng i obstruksioneve të autoriteteve komunale në veri, në veçanti të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq.

BE-ja ka investuar paralelisht në dy projekte në Mitrovicë, për revitalizimin e urës kryesore të Ibrit 1.45 milion euro dhe për ndërtimin e zonës së këmbësorëve në veri të urës, në rrugën “Mbreti Peter I”,  2.13 milionë euro.

-Advertisement-

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, urën mbi lumin Ibër e ka quajtur simbol i bashkimi të dy komuniteteve, shqiptar e serb.

Derisa projekti i parë (revitalizimi i urës) është para përfundimit, punimet në projektin e dytë (revitalizimi i rrugës “Mbreti Peter”) janë ndërprerë krejtësisht me një urdhër të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, me arsyetimin se për të punuar nuk ka siguri, shkruan tutuje “Zëri”.

Urdhrin e tij për t’i ndërprerë punimet në revitalizimin e rrugës “Mbreti Petër I” për ta shndërruar në zone të këmbësore e ka mbështetur në disa incidente që kanë ndodhur, në të cilat kryesisht kanë pësuar të rinjtë shqiptarë dhe në të njëjtën kohë ka siguruar se punët nuk do të rifillojnë pa pasur garanci për sigurinë e qytetarëve.

Në Zyrën e BE-së në Prishtinë, Natalya Apostollova, përfaqësuese speciale e BE-së në Kosovës, ka thënë pak ditë më parë se BE-ja pret që këto dy projekte të përfundojnë shpejt.

“Projekti i BE-së për revitalizimin e urës, në vlerë 1.45 milionë euro, i filluar në vitin 2016, ka përparuar. Një projekt tjetër që ka dalë nga Marrëveshja e Brukselit është edhe projekti për zonën e këmbësorëve në rrugën ‘Mbreti  Peter’  në veri të Mitrovicës. BE-ja pret që të dyja projektet të përfundojnë dhe inaugurohen së shpejti”, ka thënë Apostollova, e cila ka precizuar se projekti për ndërtimin e zonës së këmbësorëve ka koston prej 2.13 milionë euro dhe financohet nga BE-ja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera