Lajme

Projekte për ruajtjen e ambientit jetësor në Shkup

Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 27 August 2017

Sot pasdite organizohet aksion për pastrim të parkut të komunës Gazi Baba dhe do të bëhet mbjellja e dredhkave në suaza të projekte “Në xhep, nëse nuk ka ku tjetër” dhe “Zbukuroje Shkupin” të aktivistëve të Lëvizjes Lead dhe Qendrës për dizajn dhe inovacione “Dhoma publike”.

Qëllimi i projektit “Në xhep, nëse nuk ka ku tjetër” është të ngritet vetëdija publike e qytetarëve për ruajtjen e ambientit jetësor. Ky aksion poashtu mundëson afrimin e pjesëtarëve të komuniteteve të ndryshme gjatë punës sv përbashkët që bëjnë për ambientin ku jetojnë, informojnë nga Lëvizja Lead, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Projekti “Zbukuroje Shkupin” ka për qëllim krijimin e vetëdijes për kujdes dhe zbukurim të rrethit ku jetojnë në mënyrë praktike dhe ekonomike dhe poashtu të nxisë qytetarët të kujdesen më shumë për hapësirat publike.

-Advertisement-

Këto projekte përkrahen nga Programi Civika Mobilitas, të cilin e zbatojnë organizata Niras nga Danimarka, Qendra e Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe Instituti suedez për administratë publike SIPU./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera