“Projekt statuti i propozuar për Asociacionin cenon parimet e pavarësisë së Kosovës”
Autori: Gazeta inFokus 22:04 | 14 May 2023
Ish ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu, tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se projekt statuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe i paraqitur me 2 maj në Bruksel, cenon parimet themelore të pavarësisë së Kosovës.
“Lidhur me Asociacionin, të jetë një bashkim komunash që nuk rrezikon aspak sovranitetin e Kosovës, por që ju bën të mundur serbëve të Kosovës që ta pranojnë Kosovën si vendin e tyre”, tha ai.
Zoti Spahiu vlerëson se çfarëdo zgjidhjeje për të drejtat e pakicës serbe në Kosovë, duhet të vlejë edhe për pakicat tjera në rajon, përfshirë pakicën shqiptare luginën e Preshevës në Serbi.
“Do të ketë zhvillime të tilla, është diçka e paevitueshme, madje lidhur edhe me pakicat tjera që jetojnë ta zëmë në Serbi, Maqedoni dhe vende të tjera. Prandaj në njëfarë mënyre kjo hap kutinë e Pandorës që të ndodhin situata të tilla. Natyrisht gjendja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës është të mos e quaj alarmante, për shkak të një diskriminimi pasiv që po organizohet”, tha ai.
Zoti Spahiu aktualisht udhëheq Këshillin e Ambasadorëve të Kosovës, i cili, thotë ai, synon mes tjerash mbështetjen e vendit në realizimit të interesave shtetërore në marrëdhëniet ndërkombëtare.
“Tanimë Kosova ka mbi 50 ish ambasadorë që kanë shërbyer dhe që nuk janë më në shërbim. Ata duan që ta japin kontributin e tyre në aspektin e këshilldhënies dhe të mbështetjes pa pagesë të ministrisë sonë të Jashtme apo të kujtdo qoftë që dëshiron t’i ketë shërbimet tona”, tha ai.
Në kuadër të bashkëpunimit që Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës ka me Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë, në Prishtinë gjatë kësaj jave qëndruan tetë ish ambasadorë amerikanë.
Udhëheqësi i këtij Këshillit, ish ambasadori Timothy Chorba tha në një bisedë me Zërin e Amerikës se synimi i vizitës është njoftimi i delegacionit amerikan me çështjet kryesore politike në rajon dhe pritshmëritë e tij për të ardhmen.
Ai tha se përparimi që ka shënuar Kosova viteve të fundit është i jashtëzakonshëm.
“Unë isha këtu para katër vitesh dhe nuk kam qenë më për shkak të COVID-19-ës, por është i jashtëzakonshëm zhvillimi fizik, ndërtimi, modernizimi. Por më e rëndësishmja një shtet i ri po ndërtohet e zhvillohet nën parime demokratike, kështu që kur ta mendosh ka qenë një investim shumë i mirë i Shteteve të Bashkuara”, tha ai.
Zoti Chorba tha se vullneti i Kosovës në rrugën e integrimeve është i qartë dhe se pret ta shohë atë anëtare në organizata shumëpalëshe, në një të ardhme jo shumë të largët.
“Do të prisja që të jetë në interesin e NATO-s ta bëjë Kosovën anëtare të saj në një pikë, në një të ardhme jo shumë të largët, kur NATO-ja vendos që është e përshtatshme. Kosova ka vullnetin e dëshirën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në organizata të tjera shumëpalëshe dhe si thotë një fjalë amerikane ‘kur ka një vullnet – ka dhe një rrugë”, tha Zoti Chorba.
Ai vlerësoi lart partneritetin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara, ndërsa shprehu posaçërisht mirënjohje për strehimin e refugjatëve afganë në Kosovë.
Delegacioni i ambasadorëve amerikan gjatë vizitës në Kosovë zhvilloi takime edhe me udhëheqës të institucioneve, përfaqësues të partive politike opozitare si dhe të biznesit. /VOA
Të tjera
-
Reagon Edi Rama për “Shtetin Bektashi”: Një thesar për shqiptarët…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin e tij në X lidhur me krijimin e s...
-
Vuçiq paralajmëron takim me ”njeriun më të fuqishëm në SHBA”, Jake Sullivan
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se një takim mes tij ...
-
Laboratori i drogës në Prishtinë, gjyakata i lë në paraburgim dy persona
Policia e Kosovës njoftoi të dielën për zbulimin e një laboratori të dyshuar ...
-
Vazhdon mbështetja e ICITAP-it për SHKK-në
Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dib...
-
Sveçla nga Banjska: Sipas ligjit terro’ristët mund të gjykohen edhe në mungesë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, sot ka zhvilluar një vizitë në Banjskë, ...
-
KFOR-i bashkë me Policinë e Kosovës rrisin patrullimet në veri
KFOR-i ka njoftuar se bashkë me Policinë e Kosovës kanë rritur patrullimet në...
-
Murati- Qeverisë: Ka ardhur në pushtet me premtime të mëdha për reciprocitet, por asnjëherë nuk e shtroi çështjen e Kosovës Lindore në bisedime
Kreu i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, është shprehur se Shqiptarët ...
-
Të jetosh nën hijen e Vezuvit
Mali i Vezuvit qëndron mbi gjirin e Napolit si një nga panoramat më të mirënj...
-
Nesër në njëvjetorin e rënies heroike të policit Afrim Bunjaku, Kurti do të vizitojë familjen e tij
Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, organiz...
-
Molliqaj: Nuk do të bëjmë koalicion me asnjë parti politike
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur për mundësit e pjesëmarrjes së k...
-
Vuçiq takoi presidentin e Qipros, tha se ua ka dorëzuar një paketë masash për Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pasur takim me presidentin e Qipro...
-
Osmani takoi Sulltanin Bolkiah, diskutuan për rritjen e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Bruneit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York...