Lajme

Profili i Lavdrim Muhaxherit – “Kasapit të Kaçanikut” që u vra në Siri (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 08 June 2017

“Kasapi i Kaçanikut”, Lavdrim Muhaxheri, dhe vëllai i komandantit të shqiptarëve në ISIS, Ridvan Haqifi, Billal Haqifi u vranë gjatë luftimeve për ISIS. I kërkuari numër 1, Lavdrim Muhaxheri i njohur sidomos për terrorin e shpërndarë nëpër rrjet në vitin 2014, kur 29-vjeçari, shqiptar nga Kosova postonte pamje dhe foto të atyre që ai i emërtonte si “tradhtarë

Gazeta italiane “L’Espresso”, në dhjetor të 2016’ës kishte shkruar se xhelati, Lavdrim Muhaxheri ishte kthyer në Kosovë vet i 400-ti, raporton Gazeta Express.

Muhaxheri, i njohur edhe me emrin Abu Abdullah al-Kosova është konsideruar prej kohësh si një nga krerët e ISIS, pas një ngjitje si kreu i Brigadës Ballkanike të xhihadistëve dhe që shumë herë është thënë se ka ndërruar jetë në Siri, kishte shkruar gazeta më 26 dhjetor të vitit të kaluar.

-Advertisement-

“Por në gushtin e kaluar ai u bë i gjallë dhe duke buzëqeshur me një Kallashnikov në dorë”, ishte hyrja e tekstit të L’Espresso.

Ajo që është më e keqja, sipas asaj që i rezultoi gazeta italiane “L’Espressos”, nga burimet e shërbimeve sekrete italiane në Kosovë është se “kasapi i Kaçanikut”, gazeta shkruante se ishte kthyer në vendin e tij, në Kosovë së bashku me rreth 300-400 anëtarë të Kalifatit Islamik.

Gazeta shkuante se mbërritja në Kosovë e Lavdrim Muhaxherit duket se është bërë nga Maqedonia në mes të muajit nëntor të vitit të kaluar. Pas kësaj, drejtuesit e shërbimeve sekrete kanë vënë në punë AKI- Agjencinë Kosovare të Inteligjencës si dhe njësitë e antiterrorizmit në Shqipëri, Maqedoni e Kosovë.

Por xhelati duket se i kishte humbur gjurmët sërish.

Rikthimi i Muhaxherit në Ballkan, sipas shërbimeve sekrete italiane, kishte shkruar L’Espresso, është konsideruar si një kërcënim shumë serioz jo vetëm për zonën ballkanike por edhe për shumë vende të Europës, ku lideri xhihadist nga Kosova (i futur në listën globale të terroristëve nga SHBA në 2014), kishte shumë kontakte.

Rrjeti xhihadist i “kasapit” thuhej se ishte shumë i degëzuar. Por jo vetëm kaq Muhaxheri ka një njohje shumë të mirë të armikut të tij, sepse para se të bëhej një nga krerët e xhihadistëve, Gazeta Express kishte raportuar më 2014’ën se Muhaxheri ka punuar në bazën amerikane të Bondsteel në Kosovë dhe para kësaj ka punuar për NATO-n në Afganistan.

“Lavdrim Muhaxheri është një kërcënim”, shkruante në titullin e tij kryesor, BalkanInsight në 18 nëntor, menjëherë pas arrestimit të 19 terroristëve që ishin duke përgatitur sulme terroriste në Shqipëri e Kosovë. Në qendër të sulmeve terroriste në fakt ishte të bëhej një shpërthim eksplozivi gjatë ndeshjes ndërkombëtare Shqipëri-Izrael që do të luhej në Shkodër.

Por pikërisht këto sinjalizime dhe mbërritja e Muhaxherit në Kosovë, vunë në alarm gjysmën e agjencive sekrete të botës, të cilat shmangën një nga ngjarjet që mund të ishte ndër më të përgjakshmet e viteve të fundit.

Të arrestuarit, sipas burimeve nga policia kosovare, ishin koordinuar nga Lavdrim Muhaxheri që nga Siria ku ai ndodhej. Por në ditët kur u zhvillua aksioni, një nga krerët e ISIS me origjinë nga Kaçaniku, ishte rikthyer në shtëpi.

Në dhjetorin e vitit 2015 gjatë operacionit të koduar “Van Damme” u shkatërrua celula terroriste që operonte mes Italisë e Kosovës dhe që si kreun e saj kishte Samet Imishtin, që banonte mes Breshias dhe Kosovës.

Në shtëpinë e të arrestuarit në Kosovë, u gjetën prova të lidhjeje pikërisht të tij me Muhaxherin, sipas asaj që shkruante Il Giornale.

“Kasapi” i ri ishte gati për të zbatuar urdhrat dhe të niste një luftë të shenjtë vetëm në Europë, pikërisht me egërsinë që ka treguar në rrjetet sociale dhe me autoritetin e tij donte të shpallte një Kalifat të ri.

Teksa nga shqiptarët në ISIS, vazhduan të vinin lajme të ndryshme, sikurse vrasja e një tjetri personazhi famëkeq si Ridvan Haqifi, lajmet për Muhaxherin ishin më të pakta.

Por Lavdrimi përfundimisht ka vdekur. Të mërkurën e 7 qershorit 2017, familjarët e Lavdrimit konfirmuan vdekjen e tij.

Pak pas orës 00:00 të mesnatës së të enjtes e ka konfirmuar edhe vëllai i pjesëtarit të ISIS, Bajrami.

Ai njoftimin e ka bërë në Facebook, ku ka shkruar se “vëllai i ka rënë shehid”, dhe lutet që “Allahu të e pranojë atë në mesin e shehidave, pejgamerëve e njerëzve të mirë”.

Për vrasjen e Muhaxherit, kanë filluar edhe ngushëllimet nëpër rrjete sociale, nga të afërm apo përkrahës të rrymave radikale islame.

“Allahu të pranoft o Luan Allahu të knaqtë në Xhennet me Pejgamberin Salallahu Alejhi Ëe Selam do të na mungosh Vllaqkoo Shembelltyr ke qenë për ne. Shehid InshaAllah Ebu Abdullah (Lavdrim Muhaxheri)”, ka shkruar në Facebook, personi me emrin Sheukan Koraqi.

Më 2014 ishin publikuar fotografitë kur Lavdim Muhaxheri kishte prerë kokën e personit sa ishte në Siri:

Në një video të publikuar në 2015’ën, Muhaxheri shfaqet bashkë me Naman Demollin, në kohën kur ata ishin në Kosovë. Ata shfaqen në kampusin e Universitetit të Prishtinës, ku kanë folur për arsyet pse Serbia e pushtoi Kosovën:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera