Lajme

Profil i kryetarit të ri të Prishtinës, Përparim Rama

Autori: Gazeta inFokus 08:20 | 15 November 2021

Përparim Rama është i lindur në Prishtinë, më 20 janar 1976 dhe në moshën 16-vjeçare është shpërngulur për në Angli. Ai mori gradën bachelor dhe master për arkitekturë në Londër.

Në fushën e arkitekturës është i vlerësuar ndërkombëtarisht dhe ka punuar në disa projekte. Në vitin 2012 kishte përfaqësuar Kosovën në Bienalen e Arkitekturës në Venecia.

Rama ka punuar si këshilltar në Aeroportin e Southampton, ndërkaq ka edhe përvojë si mentor në Shkollën e Arkitekturës në Universitetin Nottingham.

-Advertisement-

Më 29 maj të vitit 2021 është zyrtarizuar si kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës nga lideri i partisë, Lumir Abdixhiku.

Ky, por edhe përfaqësues tjerë të LDK-së e kanë paraqitur Ramën si një arkitekt që ka zgjidhje për gjithçka në lidhje me Prishtinën.

Sidoqoftë, në raundin e parë të votimeve, më 17 tetor, Rama doli i dyti.

Me 29,17 përqind të votave ai kapi balotazhin, ku u përball me Arben Vitinë e Vetëvendosje, raund në të cilin fitoi me 51.07 përqind sipas rezultateve preliminare.

Përparim Rama është i martuar me Kristale Ivezaj-Rama dhe kanë tre fëmijë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera