Lajme

Profesori universitar distancohet nga greva

Autori: Gazeta inFokus 20:14 | 12 December 2019

Gjatë të premtes është paralajmëruar një grevë dy orëshe nga punëtorët e arsimit.

Kjo vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ka pezulluar ligjin për pagat, shkruan gazeta inFokus.

E një greve të tillë nuk bashkangjitet i Ismet Sijarina, profesor në Fakultetin e Arteve i cili ka thënë se do të distancohet nga kjo grevë.

-Advertisement-

Si punëtor i arsimit, distancohem nga vendimi për greve i leshuar nga SBASHK-u. Në këtë mënyrë, nuk do të përfill asnjë vendim të tyre dhe te kujtdo qoftë tjetër, që më fton për të mos iu përgjigjur kontratës sime të punës dhe obligimeve që ajo i prodhon.

Rrjedhimisht, janë të mirëseardhur në ligjerata të mia të gjithë studentët të cilët nuk do t’i gjejnë profesorët në kabinetet dhe klasat e tyre të mësimit.

Shpresoj dhe besoj se asnjë nga kolegët e mi në Universitetin e Prishtinës, nuk do t’i pergjigjet kësaj thirrjeje, të disa personave, të cilët tashmë nuk perfaqësojnë as familjet e veta e lere më personelin arsimor dhe universitar. Sijarina,./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera