Lajme

Profesori nga Parisi i ofron ndihmë falas kryeministrit Haradinaj

Autori: Gazeta inFokus 22:00 | 21 May 2019

Profesori i cili ligjëron politikat e BE-se në Paris, Nezir Kraki i ka ofruar ndihmë falas kryeministri të Kosovës Ramush Haradinaj.
Ai përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ka shkruar se duke parë klimën aktuale në Kosovë është i gatshëm të i ofrojë vendit ndihmë falas për të dalë nga kjo situatë.
“Nuk jam i interesuar as për politikë as për parti. Dua veç të ndihmoj nëse mundem me sinqeritetin më të madh dhe me njohuritë që mendoj se i kam e që mund të jenë në dobi të çështjes sonë .Kam shumë punë dhe angazhime në Francë por pak kohë mund ta gjej nga këtu ku jam nëse është nevoja” ka shkruar Kraki.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të tij.

Propozim për ndihmë në moment kritik

-Advertisement-

Duke e parë rrzikun që i kanoset shtetit të Kosovës dhe kombit shqiptar në Ballkan nga klikat e çoroditura në Prishtinë e Tiranë,

Duke e ditë se klima aktuale e turbulluar nga ide destabilizuese, izoluese e stagnuese për kombin është në disfavorin tonë total,

Duke e ditë se Evropa gjendet në rrethana politike aspak të favorshme për implikime të reja në gjimnastikat luftarake ballkanike,

Duke e parë se Samiti i Parisit në korrik pritet të jetë moment rreziku për neve sepse Franca dhe Evropa duan t’i mbyllin dosjet tona sa më shpejt,

Duke konsideruar me modesti se kryeministri Haradinaj ka envojë për njerëz që e kuptojnë Francën dhe Evropën e sotit dhe që ia duan të mirën Kosovës pa asnjë etiketë politike apo post politik,

Duke qenë i bindur se ka ardhë momenti për një çasje të re njëkohësisht mbrojtëse dhe sulmuese me mjete politike dhe diplomatike, që të mbrohet e konsolidohet Kosova,

Unë, Nezir Kraki, nga Juniku i Kosovës, me punë e banim në Paris, ligjerues i politikave të BE-së në Paris dhe njohës deri në imtësi i pejsazhit politik francez e evropian:

– ia ofroj publikisht ndihmen time falas kryeministrit Haradinaj me qellim që ai dhe stafi i tij t’i kuptojnë drejtë sfidat aktuale dhe momentin historik në të cilin gjendemi karshi Evropës.

Nuk jam i interesuar as për politikë as për parti. Dua veç të ndihmoj nëse mundem me sinqeritetin më të madh dhe me njohuritë që mendoj se i kam e që mund të jenë në dobi të çështjes sonë.

Kam shumë punë dhe angazhime në Francë por pak kohë mund ta gjej nga këtu ku jam nëse është nevoja.
***

p.s. ky postim nuk është as aderim në parti as aderim në politikat qeverisëse në përgjithesi. Krejt kritikat e mia të deritashme mbesin në fuqi por shtetësia e Kosovës është më e madhe se qeverisja../Gazeta inFokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera