Lajme

Profesori Kupchan i bën thirrje Kosovës për kujdes ndaj hapave që Trump mund t’i konsiderojë si të padobishëm

Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 07 February 2025

Profesori amerikan, Charles Kupchan, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ka folur për Administratën e re amerikane dhe për qasjen ndaj Kosovës dhe Serbisë.

Kupchan ka thënë se Kosova duhet të jetë e kujdesshme ndaj hapave që Trump mund t’i konsiderojë si të padobishëm, meqë thotë se ai s’i pret mirë politikat që mendon se janë pengesa.

“Palët e përfshira Beogradi dhe Prishtina duhet të jenë të kujdesshme ndaj hapave që Trump mund t’i shohë si të padobishëm. Trump nuk i pret mirë politikat që mendon se janë pengesë drejt marrëveshjes për paqe”, ka thënë Kucphan.

-Advertisement-

“Nëse doni raport të mirë me SHBA bëni marrëveshje, futuni në pazar, jeni gati për negociata. Ju duhet ta shihni Trumpin si një president jo ideologjik, ai s’mendon për historinë e luftërave në Ballkan, s’ka ndonjë pikëpamje të veçantë për multi-etnicitetin. Ai thjesht do të kryej punë. Mendoj se Qeveria e Kosovës duhet t’i qaset me këtë pragmatizëm sepse do t’i shpaguhet”, ka shtuar tutje ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera