Profesori i Shkencave Islame tregon pse iu kërkuan 35 mijë euro si ‘haraç’
Autori: Gazeta inFokus
16:02 | 13 August 2018
Profesori i Shkencave Islame, Mustafa Bajrami, tregon për KALLXO.com problemin për të cilin më pas i’u kërkuan një shumë prej 35 mijë eurove si ‘haraç’.
Në një bisedë telefonike ai rrëfen se si kishte ndodhur ngjarja.
“Mund të ju them kështu, unë kam qenë si një lloj ndërmjetësuesi në bashkimin e një çifti në Gjermani. Unë jam familjar i mashkullit në këtë rast nga çifti i cili po tentonte të ndahej dhe unë e kisha menduar si të mirë për dy familjet që të mos përfundojë lidhja me ndarje dhe isha ndihmës për bashkim prapë. Jam munduar t’i ndihmoj ata të rinjtë, u keqinterpretu qëllimi im i mirë”, rrëfen Bajrami.
Ai tregon se pasi që nuk ndodhi bashkimi i çiftit nga Gjermania, familja e vajzës i kishte kërkuar 35 mijë euro djalit të axhës së Mustafa Bajramit.
“Aty ndërroi qasja, dajallarët e vajzës u kyçën, ja 35 mijë euro ja koka, filluan kërcënimet serioze. I kam gjashtë mesazhe të cilat i kam dërguar në prokurori e polici. Po ata kanë kërkuar dëmshpërblim. Unë nuk kam thënë e as nuk kam shkruar se më kanë kërkuar haraç, kjo është keqinterpretuar dhe keqinformuar. Kam marrë mesazhe kërcënuese dhe i kam lajmëruar në polici me gjithë fakte”, tha ai.
“Unë asnjëherë nuk kam thënë se mua personalisht mi kanë kërkuar, paratë i janë kërkuar djali të axhës tim”, shtoi ai më tutje.
Sipas tij, familjarët e vajzës e cila ishte së bashku me djalin e axhës së Mustafa Bajramit kishin kërkuar paratë si dëmshpërblim për shfrytëzim të vajzës.
KALLXO.com ka siguruar edhe kërkesën e paraburgimit për personin i cili dyshohet t’i ketë dërguar mesazhe kërcënuese Mustafa Bajramit.
Gjithmonë sipas kërkesës së paraburgimit aty përshkruhet se i pandehuri F.B. kishte ngacmuar me mesazhe viktimën. Të pandehurit i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh me vendim të gjykatës.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...

































