Lajme

Profesori i Shkencave Islame tregon pse iu kërkuan 35 mijë euro si ‘haraç’

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 13 August 2018

Profesori i Shkencave Islame, Mustafa Bajrami, tregon  për KALLXO.com problemin për të cilin më pas i’u kërkuan një shumë prej 35 mijë eurove si ‘haraç’.

Në një bisedë telefonike ai rrëfen se si kishte ndodhur ngjarja.

“Mund të ju them kështu, unë kam qenë si një lloj ndërmjetësuesi në bashkimin e një çifti në Gjermani. Unë jam familjar i mashkullit në këtë rast nga çifti i cili po tentonte të ndahej dhe unë e kisha menduar si të mirë për dy familjet që të mos përfundojë lidhja me ndarje dhe isha ndihmës për bashkim prapë. Jam munduar t’i ndihmoj ata të rinjtë, u keqinterpretu qëllimi im i mirë”, rrëfen Bajrami.

-Advertisement-

Ai tregon se pasi që nuk ndodhi bashkimi i çiftit nga Gjermania, familja e vajzës i kishte kërkuar 35 mijë euro djalit të axhës së Mustafa Bajramit.

“Aty ndërroi qasja, dajallarët e vajzës u kyçën, ja 35 mijë euro ja koka, filluan kërcënimet serioze. I kam gjashtë mesazhe të cilat i kam dërguar në prokurori e polici. Po ata kanë kërkuar dëmshpërblim. Unë nuk kam thënë e as nuk kam shkruar se më kanë kërkuar haraç, kjo është keqinterpretuar dhe keqinformuar. Kam marrë mesazhe kërcënuese dhe i kam lajmëruar në polici me gjithë fakte”, tha ai.

“Unë asnjëherë nuk kam thënë se mua personalisht mi kanë kërkuar, paratë i janë kërkuar djali të axhës tim”, shtoi ai më tutje.

Sipas tij, familjarët e vajzës e cila ishte së bashku me djalin e axhës së Mustafa Bajramit kishin kërkuar paratë si dëmshpërblim për shfrytëzim të vajzës.

KALLXO.com ka siguruar edhe kërkesën e paraburgimit për personin i cili dyshohet t’i ketë dërguar mesazhe kërcënuese Mustafa Bajramit.

Gjithmonë sipas kërkesës së paraburgimit aty përshkruhet se i pandehuri F.B. kishte ngacmuar me mesazhe viktimën. Të pandehurit i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh me vendim të gjykatës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera