Lajme

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare: Studentët që m’i bëjnë gabimet si të Gërvalles i rrëzoj nga provimi

Autori: Besarta Qadraku 11:44 | 29 June 2021

Ministria e Punëve të Jashtme duket se nuk i ka punët edhe aq mirë me përdorimin e rrjeteve sociale.

Madje përdorimi i Twitterit po del të jetë goxha sfidues për udhëheqësen e këtij institucioni të rëndësishëm.

Pas disa ditë heshtje, Donika Gërvalla u rikthye në rrjetet sociale por rikthimi u përcoll me skandalin e radhës.

-Advertisement-

Gërvalla, postoi në “Twitter” për takimin me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, por ngatërroi flamurin e NATO-s me atë të OKB-së.

Kjo ngatërresë që nuk është e vetmja për shefen e diplomacisë u cilësua skandal.

Teuta Sahatqija, ish-konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork ka thënë se kryediplomatja duhet të ruaj fytyrën e Kosovës dhe të mos lejojë gjëra të tilla.

“Unë nuk ka reaguar në Twitter sepse aty janë shumë diplomatë të huaj dhe më vijke keq nga shteti që të reagoj aty para diplomatëve të huaj që të bëhet e madhe. Por kjo nuk mund të kalojë pa një vërejtje sepse nëse kryediplomatja nuk di me dallu që janë dy organizata që NATO nuk është OKB dhe që të jetë pak më e vëmendshme kur shkruan sepse nuk është në pyetje një praktikant apo një sekretar i tretë është kreu, më i madhja e diplomacisë, aty prit një përgatitje e mirë një menaxhim i mirë dhe një dije, ajo nuk guxon me kalu”, ka thënë ajo.

Ish zv.minsirja e Jashtme, për Gazetën Infokus thotë se po e sheh me keqardhje situatën e krijuar në Ministrinë e Jashtme.

“Me shumë keqardhje po e përcjelli këto gafet e njëpasnjëshme në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe po ndihem shumë keq. Unë kam qenë 4 vite në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe kam parë sa pengesa i ka Kosova në Kombet e Bashkuara sa pengesa ka në relacion me shtetet e tjera, sa mund kemi bërë që të thyejmë imazhin e keq të shtetit të Kosovës, të shtetit të dështuar që nuk meriton të jetë shtet. Për katër vite jemi mundu të kthejmë që Kosova është shtet që meriton shumë. Nuk është përfaqësimi diplomatik një hobi është fytyra e Kosovës, duhet të mos i japim ushqim armiqve të Kosovës”, shtoi ajo.

Se gabimet e tilla janë imazh i keq për Kosovën, po thotë edhe Afrim Hoti profesor i së drejtës ndërkombëtare.

Madje Hoti  i ka quajtur thelbësore ngatërrimet e Gërvallës.

“Ministria e Jashtme duhet të ketë kapacitete të tilla saqë mos të bëjë gabime të tilla elementare, mos me dallu flamurin e NATO’s dhe OKB’së është thelbësore, sikur të ma bënte këtë gabim një student e kisha rrëzu nga provimi. Prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm  në punë të tilla. Edhe pse të natyrës teknike megjithatë i japim shumë  imazh negativ Kosovës”, ka deklaruar ai për Infokus.

Hoti shtoi se institucionet shtetërore duhet të kenë shumë kujdes në fjalën publike.

“Ndikon shumë po ja sa i japim rëndësi fundja e fundit bota i  dinë kapacitetet tona edhe në politikën  e Jashtme  edhe në fushat e tjera të qeverisjes. Sido që të jetë duhet të jemi shumë të kujdesshëm në fjalën publike dhe mbi të gjitha autoritetet shtetërore”, thotë ai.

Në lidhje me këto Gazeta Infoks ka kontaktuar edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme për të parë se kush është përgjegjës për postimet që dalin në profilin e ministrisë, por deri në momentin e publikimit të tekstit nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.

Kujtojmë se të hënën ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka ngatërruar flamurin e Aleancës Ushtarake Veri-Atlantike të NATO-s, me atë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ky postim i cili më vonë është fshirë.

Përveç këtij, para një muaji, pas një postimi në gjuhën angleze me shumë gabime MPJ ishte detyruar të fshijë postimin dhe të e rishkruajë qëndrimin e Kosovës lidhur me ndaljen e një avioni në Bjellorusi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera